Koncert me këngë shqiptare dhe gjeorgjiane në Lubjanë

Një koncert me këngë shqiptare dhe gjeorgjiane është mbajtur në Lubjanë.

Veprimtaria e radhës, që përkon edhe me ditët kulturore shqiptare të muajit nëntor në Slloveni, ishte koncerti i mbrëmjes së të enjtes në Lubjanë.

Grupi muzikor i Shoqatës “KVALI”, kësaj radhe interpretoi muzikë dhe këngë shqiptare dhe gjeorgjiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Artistë sllovenë, gjeorgjianë dhe interpretuesja shqiptare Alma Bejtullahu sollën për publikun këngë të zgjedhura nga të dy popujt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë ngjarje përveç publikut slloven dhe atij shqiptar dhe gjeorgjian, ishin pjesëmarrës edhe diplomatë nga ambasadat e Shqipërisë, Kosovës dhe Gjeorgjisë.

/gj.mima/j.p/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?