Koncert on line për festimin e 200-vjetorit të Revolucionit Grek të 1821

Ambasada e Greqisë në Shqipëri organizon të enjten, dt. 11 shkurt, në orën 19.00, koncert online nëpërmjet facebook, për festimin e 200 vjetorit të Revolucionit Grek të vitit 1821.

Koncerti online me titull “Guidë Muzikore” organizohet nën egidën e Komisionit “Greqi 2021”, me sponsorizimin e  Alpha Bank Albania dhe shënon fillimin e veprimtarive festive për 200-vjetorin e Luftës së Madhe të Grekëve për Liri.

Koncerti on line mund të ndiqet lirisht në faqen e facebook të Ambasadës së Greqisë në Shqipëri:
@GreeceinAlbania
https://www.facebook.com/GreeceinAlbania

Koncerti u realizua nga:
Interpretim: Bety Harlafti
Muzikë-udhëheqës artistik: Janis Belonis
Piano: Janis Belonis
Violinë: Stathis Laskaridis
Lirë kretase, mandolinë: Paris Perisinakis
Klarinetë, Alto saksofon: Friksos Morxos

SHKARKO APP