Konferencë shkencore për 110-vjetorin e gazetës “Dielli” në SHBA

Në Manhatan SHBA u mbajt sot konferenca shkencore për 110-vjetorin e gazetës “Dielli”, një nga mediat historike me rëndësi për shqiptarët e Amerikës, por edhe gjithë kombin.

Konferenca shkencore moderohet nga gazetarit Frank Shkreli, ish-drejtor i Divizionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës dhe gazetares Rafaela Prifti.

Në këtë aktivitet që vë në dukje vlerat e jashtëzakonshme që diapsora shqiptare ka dhënë për kombin shqiptar referojnë emra të njohur të shkencës dhe diplomacisë shqiptare.

Ligjërues në këtë aktivitet ishin; Prof. Nikolla Pano, Dr. Elez Biberaj, Mr. Grant Harris, diplomati Mal Berisha, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Neka Doko, Anton Cefa, Dr. Arjeta Ferlushkaj,Ernestina Halilaj, Idriz Lamaj, Loreta Loli, Agron Alibali, Rafaela Prifti, Dalip Greca.

Diplomati i njohur Mal Berisha prezantoi në këtë konferencë një studim për rolin që gazeta “Diell” dhe shoqëria pan-shqiptare “VATRA” ka luajtur përgjatë viteve në mbrojte të interesit kombëtar.

Studimin e diplomatit Mal Berisha mbajtur në këtë konferencë, mund ta lexoni në gazetën “Koha Jonë”.

SHKARKO APP