Korça të ngrejë filarmoni, violinisti Zeqir Sulkuqi: Do gjallëronte jetën artistike
Violinisti Zeqir Sulkuqi u rikthye përpara artdashësve korçar si i ftuar special i një mbrëmjeje veçantë artistike.
Bashkë me tre breza artistësh ai interpretoi disa nga kryeveprat të muzikës klasike botërore duke i dhënë gjallëri jetës artistike të qytetit.
Zeqir Sulkuqi: “Kjo është shpresa, një koncert më shumë, një investim më shumë, duartrokitje më shumë dhe njerëz më shumë që shpenzojnë dhe investojnë për artin.”
Por një natë sipas tij nuk është kurrë e mjaftueshme. Ndaj Ai apeloi për më shumë vëmendje ndaj artit, ndërsa propozoi që Korça të ketë orkestrën e saj filarmonike.
Zeqir Sulkuqi: “Investimi nuk është aty ku duhet për artit. Duhet akoma më shumë investim. Pse jo Korça mund të ketë një orkestër filarmonike gjysmë profesioniste, po ashtu edhe Elbasani që ti japim perspektivë këtyre të rinjve. Ku do punojnë?”
Muzikë për ju ishte një koncert me pjesëmarrjen e solistëve Kostaq Vrami në piano, Mirela Xheka në violinë, Nuçiel Doko në kitarë, Nexhildo Sula klarinetë, nën dirigjimin e Kostika Tantos e regji të Blerta Belliut.