Korçë, ekspozitë në kohët e pandemisë së Koronavirusit
Artistët korçarë u bënë bashkë në një ekspozitë të çelur në kohët e pandemisë së koronavirusit. Mes veprave ra në sy një pikturë e titulluar “Vajza me maskë”, që ishte më aktuale se kurrë. Kjo pikturë është realizuar në vitin 2006.
Vepra mban autorësinë e Arjol Pepit dhe ishte pjesë e një ekspozite të artistëve korçarë.
Arjol Pepi: “Është një punë e realizuar në vitin 2006 në fakt dhe më vjen aktuale duek parë situatën e tanishme. Kjo ndodh pikërisht në momentin kur piktura nuk ka ka qëllime komerciale. Pra, nuk bëhet për t’u shitur dhe nuk bëhet me qëllim për të bërë diçka thjesht të bukur.”
Për Zamira Kitën aktivitete të tilla në kohë pandemie kanë tjetër ndjesi.
Zamira Kita: “Njerëzit po rrinë me maska, ruajnë distancën, hyjnë grupe-grupe që të mos kemi përplasje në këtë kohë pandemie, të ruajmë rregullat”
Kryebashkiaku Korçës, Sotiraq Filo, i pranishëm përfitoi nga rasti për të premtuar një qendër të re për institucionin e Artit dhe Kulturës.
“Ambjente të reja të ekspozimit tek qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit që po ndërtojmë në qendër të qytetit, tek godina e is- Perfekturës dhe Këshillit të Qarkut”, është shprehur Sotiraq Filo Kryetar i Bashkisë Korçë.
Ekspozitat janë ndër të vetmet aktivitete kulturore që lejohen, në një kohë kur arti në ambiente të mbyllura është thuajse i ndaluar.