Korrik 1912/ Gazeta franceze: Prishtina është e shqiptarëve (DOSSIER)

Nga Aurenc Bebja*

“Le Petit Parisien” ka botuar, të enjten e 25 korrikut 1912, në faqen n°3, një shkrim mbi çlirimin e Prishtinës nga shqiptarët.

Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për lexuesin shqiptar, rrëfimin e plotë të gazetës franceze :

Swiss Digital Desktop Reklama

“Konstandinopojë, 24 korrik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thashethemet mbi ngjarjet serioze, që qarkullonin prej dy apo tre ditësh në Prishtinë, janë konfirmuar zyrtarisht.

Të dielën, garnizoni kapitulloi, qyteti ra në duart e shqiptarëve. Në mbrëmje, një ministër, i pyetur pas daljes nga këshilli, tha se ngjarja kishte ndodhur para formimit të kabinetit të ri i cili, pasi u prit mirë nga shqiptarët, mund të kishte qenë në gjendje, nëse do të gjendej në pushtet, që të parandalonte marrjen e qytetit.

Shqiptarët dhe oficerët kërkojnë shpërbërjen e Dhomës (Parlamentit), por qeveria shpreson t’i bindë që të kenë durim.

Ministri përgënjeshtron faktin se Azia e Vogël është kundra kabinetit.”

“Gëzuar festën e 10 vjetorit të pavarësisë Kosovë, Prishtinë e shqiptari ! – Aurenc Bebja”

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-korrik-1912-prishtina-eshte-e-shqiptareve/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?