Kosova për herë të parë në Berlinale me filmin “Në mes”

Për herë të parë Kosova shkon në Berlinale me filmin “Në mes”. Ishte vetë Festivali Ndërkombëtar i Filmit BERLINALE që njoftoi pjesëmarrjen e filmit të autorit Samir Karahoda në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtër.

Prezantimi i Kosovës në pothuaj ngjarjen më të madhe filmike në Evropë tregon që sukseset e mëparshme nuk kanë qenë të rastësishme.

Filmi trajton dy tema paralelisht: fenomenin e ndërtimit të familjeve të njëjta dhe migrimin. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve, sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes, kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje. Filmi është prodhim autentik i Kosovës, si me mbështetje ashtu edhe në produksion. Premiera e filmit në Berlinale do të jetë më 12 shkurt.

SHKARKO APP