Kozeta Kurti dhe Fatos Berisha sjellin “At’ Sergi-n” në teatrin Eksperimental të Tiranës

Me produksion të Kozeta Kurtit dhe regji të Fatos Berishës, duke filluar nga mbrëmja e sotme në Teatrin Eksperimental të Tiranës do të ngjitet në skenë shfaqja “At’ Sergi”, një nga veprat më të mëdha të Leon Tolstoit. Do të jenë aktorët Igli Zarka, Rovena Lule, Lulzim Zeqja, Egla Ceno, Besmir Bitraku, Julinda Emiri, Valmir Krasniqi, Arta Lahu ata të cilët që nga data 25, 26, 27 e deri më 28 tetor do të magjepsin me interpretimet e tyre publikun kryeqytetas. 

“Atë Sergi” është një novelë e realizuar në vitin 1890 dhe e publikuar në 1898. Në 1917, regjisori rus Jakov Protazanov realizoi një film pa zë mbi këtë novelë. Novela flet për princin Stefan Kasatzki.

Ai ishte një ushtarak me karrierë të suksesshme, që zbulon tradhëtinë e të fejuarës së vet pak para se të martohet. I shqetësuar dhe në mëdyshje, ai tërhiqet në ushtrinë e orthodoksisë ruse duke u bërë një murg. Shumë vite poshtërimi dhe dyshimi pasuan dhe ai tashmë qe një heremit që bën mrekulli para fshatarëve. Çaste provokimesh vënë në provë besimin e tij dhe situata të pafat të provokimit femëror e çojnë në dështim.

Natyrisht, akti i thjeshtë për t’u bërë murg, nuk çon në shenjtërinë e menjëhershme. Refuzimi ndaj joshjes e tundimit, magjia dhe magjepsja ndaj botës së lirë, vetëm të ekspozon akoma edhe më shumë ndaj dy të parave. Pra sa më shumë përpiqesh t’i largohesh, aq më tepër lëshojnë rrënjë të dy ato, edhe joshja, edhe tundimi.

Grupi i punës së kësaj shfaqeje, udhëhequr nga regjisori Fatos Berisha dhe asistenti i tij Kriks Dumo, janë përpjekur t’i qëndrojnë larg rrethanave që ndodhin në apo për shkak të kontekstit fetar, por i janë referuar “njeriut”, qënies humane të brishtë, që gabon, që fal, që merr hak, që pendohet. Këtë pjesë e ka përshtatur për skenë Shpëtim Selmani, ndërkohë që  skena është punuar nga  Sidia Çepani, designi nga Ermal Koci, kostumet nga Sofi Kara, muzika nga Alban Laro, grimi skenik e bën Marinela Halilaj dhe fotografia nga Armand Sallabanda.

Producentja Kozeta Kurti ka treguar për PaRrotllta se: 18 vjet me pare mora ne dore novelën “AT SERGI”, të Tolstoyt dhe kur mbylla faqen e 63-te saj, pashë gjithçka nëpërmjet perfytyrimit. Ëndrrat nuk ndërpriten; Jam me fat që ëndrrës sime ju bashkua regjisori Fatos Berisha, kasti i aktoreve Igli Zarka Besmir Bitraku Egla Ceno Rovena Lule Lulzim Zeqja Julinda Emiri Vali Krasniqi Arta Lahu.

Producentja dy ditë para shfaqes së Premierës në Tiranë nuk harron të falenderojë një e nga një të gjithë anëtarët e grupit të Rusia 2018, siç qesh ajo: Me pjesëmarrjen e Denis Hima Shpetim Selmani, faleminderit për dramatizimin e një vepre 200% letrare.  Sidia Çepani, faleminderit që i qëndrove besnike idesë sonë për skenën, prandaj duhen profesionistët, që të na orientojnë edhe drejt një ideje origjinale, por edhe praktike. Ermal Koci, jam me fat që je shoku im. Alban Laro, sa kanë ndryshuar dimensionet e muzikës tënde që prej heavy/metal-it, me të cilin u rrita. Sofi Kara, nuk duhet me të falenderu’ veç për kostumet, por edhe për gatishmërinë dhe qetesinë që reflekton dhe që ma ke transmetuar aq paqësisht!  Armand Sallabanda, mezi pres ta shoh kastin tonë, nëpermjet objektivit të aparatit tend. Marinela Halilaj, duar-artë dhe e përkushtuar, lum unë që të takova.  Kriks Dumo, me ty, më në fund, do ta shoh shfaqjen , ulur si njeri, në sallë.

Producentja Kurti thote se ka plot njerëz që kanë vënë pikat mbi “i” në këtë projekt, Endri Selmani me skenën, Bide Kaleci për realizimin e kostumeve, Ada Ruçin e Teatrit Kombëtar Eksperimental dhe super motra Eriona Kurti, pa të cilen nuk do të kishte “At Sergi”.

“Të gjithë bashkë, për NJERIUN!” është moto e grupit punues të At Sergit.

“…Refuzimi ndaj joshjes e tundimit, magjia dhe magjepsja ndaj botës së lirë, vetëm të ekspozon akoma edhe më shumë ndaj dy të parave. Sa më shumë përpiqesh t’i largohesh, aq më tepër lëshojnë rrënjë të dy ato, edhe joshja.

Njeriu, qënia humane e brishtë, që gabon, që fal, që merr hak, që pendohet… Ky është mesazhi kryesor që do të përcjellë At Sergi për publikun e tij, përfundon Kurti.

Image may contain: 2 people, people smiling

Image may contain: one or more people, people sitting, shoes, living room, night, table and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting

Image may contain: 2 people, people standing and night

Image may contain: Lulzim Zeqja, night

Image may contain: text

/Parrotlla.net – Koha Jonë/

SHKARKO APP