Kristo Krisiko sjell punimet e dy epokave
Skulptura e tij ka një dimension tjetër, Më shumë ajo evidenton procesin e formave në lëvizje se sa aspektin figurativ. Artisti Kristo Krisiko sjell eksperiencën e tij të gjatë para dhe pas 90 në ekspozitën Prolog. Ai vjen me çiltërsinë dhe modestinë e tij artistike, duke pasur si gjithmonë figurën femërore si qendrën e qendrës në veprën e tij.
Ekspozita që përmbledh frymën e lirisë të cdo kohe na sjell që nga frymëzimet e hershme të pikturave të viteve 70, më pas projektin skulpturor në qeramikë i Bankës së Shqipërisë në fund të viteve 80 dhe deri deri metamorfozën e formave të abstraguar gjatë viteve të fundit të artistit.
Artisti Krisiko ka kohë që jeton afër larg vendit të tij, në tokën helene, ku zhvillon edhe artin e tij. Ekspozita qëndron e hapur këtë fillim janari në Galerinë FAB.