Kritikat për pjesmarrjen e emrave të njohur, Kozeta Kurti analizon Festivalin e Këngës në RTSH

Gazetarja Kozeta Kurti, zëdhënëse e Festivalit të RTSH, ka reaguar për kritikat që instrumentisti Miron Kotoni ka bërë lidhur me mungesën e pjesëmarrjes së artistëve të njohur në këtë spektakël.

Në një reagim publik, Kozeta Kurti flet për mënyrën sesi është organizuar këtë vit ky festival dhe shprehet se çdo debat për festivalin është i mirëpritur, por vetëm kur jepen argumente bindëse dhe jo akuza pa bazë.

Reagimi i plotë i gazetares Kozeta Kurti

Personalisht, por edhe ne emer te Festivalit, kete vit, cmoj vemendjen e gjithkujt drejt Festivalit, dhe ashtu sikurse ty, si tifoze e Festivalit qe jam, edhe une jam e keqardhur qe shume emra mungojne cdo vit ne Festival, (ata qe ke permendur ti dhe shume te tjere, pervec tyre), por ndryshe nga ty, une nuk fajesoj Festivalin, por respektoj (as gjykoj, as paragjykoj) vendimarrjen personale te cdo autori dhe interpretuesi per te ardhur ose jo ne Festival.

1- Autoret dhe interpretuesit qe ankohen cdo dite per rrugen neper te cilen po ecen muzika shqiptare, perpara se te gjykojne dhe paragjykojne ata qe prodhojne (mire ose keq, se ka subjektivizem ketu), perpara se te bejne kete (gjykimin dhe paragjykimin), le te sjellin alternative te re nje here, te mos “bejne paralele” tek ajo qe kane bere dikur, pastaj te ankohen se alternativa e tyre nuk po perqafohet (ne publik se pari, pastaj ne Festival, se ky nje here ne vit eshte)

2- Autoret dhe intepretuesit e famshem ankohen se Festivalin e prishi Eurosongu, ama nese mesojne se nje emer i njohur vjen ne Festival, terhiqen gjithe te tjeret. Nuk e di pse, a se kane frike, a se secili prej tyre mendon se eshte me i mire se tjetri.

3- Prurjet “SOT” me prurjet “DIKUR” s’mund te krahasohen dot, sepse DIKUR, kishte vetem nje skene, ku te gjithe prisnin te hynin, Festivali dhe ca me pak Koncerti i Pranveres apo Kenget e Stines, ndersa me vone pati Top Fest, ka ende Kenga Magjike, ka mundesi per te bere “Studio Live Session” ku me nje gur, vret disa zogj; ke edhe album ne kete menyre, edhe video, edhe koncert, edhe akses ne youtube (tashme edhe platforma te tjera digjitale), ka mundesi te beje “single”, ta promovoje me klip, ta monetizoje ne kanalin e vet etj etj. Ata jetojne, e kane profesion kete pune dhe askush nuk i detyron se si dhe ku do ta cojne investimin e tyre.

4- A ka mundesi te behet Festivali me i mire? Sigurisht qe po. Vjet Festivali solli per here te pare nje personazh aq te kerkuar si Elvana Gjata psh qe eshte vlere e shtuar per Festivalin, sepse ka me shume nevoje Festivali per Elvanen dhe ca si ajo dhe jo ajo per Festivalin, pasi nuk eshte produkt i tij dhe s’i ka borxh asnje fije te karrieres se saj Festivalit, ndryshe nga shume emra nga ata qe permend ti qe i kane “borxh moral” Festivalit.

5- Po me te rinjte cfare keni? A nuk do ta nisin ata nga diku? Sa vjec ka qene Eranda Libohova psh, kur ka ardhur per here te pare ne Festival?

6- Eshte shume bukur kur flitet per Festivalin. Cdo debat, me argumente, i ben vecse mire.

SHKARKO APP