Kujtohet Ibrahim Kodra, lule e homazhe në varrin e tij

Qyteti i Durrësit nderon kolosin e pikturës Ibrahim Kodra, në 100-vjetorin e lindjes, duke zhvilluar disa aktivitete të ndryshme.

Një ditë më parë personalitete dhe fuksionarë të lartë të qarkut Durrës bënë homazhe pranë varrit të piktorit, ndërsa sot u çel në Durrës ekspozita me pikturat e kollosit. Me rastin e 100-vjetorit te lindjes se mjeshtrit durrsak te piktures Ibrahim Kodra, u inaugurua sot në ambjentet e Shkolles “Ibrahim Kodra” (në durrës) salla muzeale me piktura, ekspozite fotografike, bibliografi e sende e veshje personale te piktorit.

I pranishëm në këtë aktivitet, krahas personazheve të ndryshëm simpatizan të piktorit, edhe kuratori i veprës dhe presidenti i fondacionit “Ibrahim Kodra”, Fatos Faslliu, i cili bëri te njohur edhe kalendarin artistik me rastin e 100-vjetorit përgjatë gjithë vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë në ishëm personalitete të artit dhe politikes kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në varrin e piktorit të madh Ibrahim Kodra, figura më e rëndësishme e pikturës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të XX.

Swiss Digital Mobile Reklama

Piktori Ibrahim Kodra lindi në ishëm më 22 prill të vitit 1918 dhe ndërroi jetë në moshën 88-vjecare në Milano. Kodra  është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?