Kulla 200 vjeçare në Vlorë tashmë i përket bagëtive

Në foto: Bagëti në kullën e Dervish Aliut, Vlorë

Kulla e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës e shpallur monument kulture në vitin 1987 tashmë i takon bagëtive.

Mure të rrëzuara, një derë e rënë përtokë që të uron mirëseardhjen apo edhe tavani që mund të bjeri nga momenti në moment të lënë një shije të hidhur.

Jo vetëm monumenti i kulturës, por edhe rruga që të çon në këtë monument kulture është tërësisht e paakesueshme me automjete.

Për rreth një km duhet të kalosh në një shteg bagëtish, i cili ia vështirëson punën jo vetëm turistëve, por edhe pushuesve të huaj.

Njohësit e mirë të historisë së trevave shqiptare tregojnë për rëndësinë historike që ka ky monument 200 vjeçar.

Për historianët harresa është ajo që dëmton edhe më shumë.

“Të lihet kaq shumë në harresë unë do ta quaja një mungesë të madhe të kulturës, të gjithë Labërisë, të Vlorës dhe Dukatit”

Ironia është se në rrjetet sociale kjo kullë dhe të tjera të lëna në kushte mjerimi, paraqiten si një atraksion turistik.

“Mua më kanë thënë shumë studiues të huaj, austriakë dhe gjermanë që kanë vajtur dhe e kanë parë dhe janë shprehur tepër të zhgënjyer se si ka mundwsi që po humbet një objekt i tillë i kulturës kombëtare shqiptare”

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë në fillim të vitit 2020 deklaronte se projekti pë restaurimin e tij ishte gati.

Të pyetur në lidhje me këtë çështje drejtues të saj shprehen se nuk kanë një fond të posacëm, por efekt ka dhënë dhe pandemia për shkak të së cilës janë bllokuar projektet.

Ora News - Kulla 200 vjeçare në Vlorë tashmë i përket bagëtive

SHKARKO APP