Kultura pa fonde, artistët akuza për mungesën e mbështetjes
Mungesa e mbështetjes dhe lënia e kulturës në mëshirë të fatit do të bëjë bashkë artistët. Në një tryezë të posaçme do të analizohet ajo çfarë është bërë deri më sot, por dhe ndryshimet që do të kërkohet të bëhen.
Artistët do të mblidhen në një tryezë të posaçme për të analizuar ecurinë e aktiviteteve kulturore por dhe problematikat e hasura. Kineasti, Agron Domi, shprehet se mes temave që do të trajtohen do të jetë dhe krijimi i hapësirave për të rinjte si dhe ligji i investimeve në këtë sektor.
Agron Domi si përfaqësues i “Skena e pavarur kulturore” thekson se në takim përveç pjesës se buxhetit ndaj aktiviteteve kulturore të akorduara nga Ministria e Arsimit do të behet edhe një rezyme e artit dhe kulturës në gjendjen ku është sot.