Kumbaro: Galeria Kombëtare nuk preket por do të ketë emër të ri
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka deklaruar sot se Galeria e Arteve do të ketë një tjetër emër. Ajo deklaroi se Galeria e Arteve kërkon riorganizim, duke i dhënë përgjigje dyshimeve nëse do të preket ky objekt pas Teatrit Kombëtar.
”Galeria Kombëtare e Arteve merr emrin e ri Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura. Ka një fond të jashtëzakonshëm të veprave qoftë të para 100 viteve, qoftë të realizimit socialist. Godina është mjaft e amortizuar, kërkon riorganizim. Kemi projektin e radhës. Galeria Kombëtare ka statusin monument kulture dhe me ligj ajo nuk preket por rehabilitohet. Do të ketë një koncept të ri bashkëkohor dhe do të ketë teknologji moderne. Ndërtuam 4 muze në mandatin e kaluar, besoj që të gjitha institucionet e mëdha kombëtare janë në listë sepse që kur janë ndërtuar nuk janë prekur”, u shpreh ministrja në studion e ”News 24”.