Kumbaro me homologun në Mal të Zi: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ndodhet për një vizitë zyrtare në Cetinjë, Mali i Zi, ku u takua me homolgun e saj, Ministrin e Kulturës, Aleksandar Bogdanović.
“Të bashkojmë forcat artistike si dhe te bashkojmë skenat tona, sepse historitë tona të përbashkëta duhen treguar- u shpreh Kumbaro në konferencën për shtyp duke shtuar se “Ky takim kryhet përpara takimit të dy qeverive tona dhe shpreh edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin politik të institucionit që unë drejtoj për të bashkëpunuar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë”.

Ministri Bogdanović u shpreh se projektet e përbashkëta ndërkombëtare në projektet IPA apo Creative Europe do të konkretizohen me një bashkëpunim dypalësh mes Malit të Zi dhe Shqipërise.

Takimi dypalësh u konkretizua me propozime konkrete në fushën e krijimtarisë muzikore, filmit, ekspertizës në trashëgimi, etj.

“Njerëzit e kulturës kanë kohë që bashkëpunojnë. E kemi për detyrë të institucionalizojmë kete marrëdhenie mes artisteve”- perfundoi ministrja Kumbaro.

SHKARKO APP