Kumbaro te Xhamia Mbret: Investojmë në Berat për një turizëm gjithë vjetor (FOTO)

Ministrja Kumbaro ka inspektuar punimet në Xhaminë Mbret në Berat, ku prej disa muajsh kanë nisur kantieret e restaurimit të plotë të objektit. Ajo e cilësoi Beratin dhe Gjirokastrën, dy krenari kombëtare të cilat kanë pasaporta ndërkombëtare të ruajtjes nga UNESCO.

”Berati nuk është sot në fazën e mbijetesës, por të rijetëzimit. Katër herë më shumë vizitorë e kanë vizituar këtë qytet nga viti 2013 deri më sot dhe kjo ka ardhur si pasojë e një promovimi më të mirë. Në qendër është qytetari, pronari i shtëpisë, biznesi . Prandaj kemi vënë theksin në investime. Në vitin 2018 Berati ka përfituar katër herë më shumë investime, si fuqizim I buxheteve publike, por edhe të projekteve të ngritura me partnerët privatë”.

Banka Botërore ka investuar 21 milionë dollarë për 4 qytete të Shqipërisë, një prej të cilëve është qyteti i Beratit, që ka nisur projektin me reabilitime rrugësh, banesash, etj. Xhamia Mbret, Xhamia e Beqarëve dhe Teqeja e Helvetisë priten të jenë ofertat e reja turistike të programit “Rrugët e Besimit”. Gjatë vitit 2018 në Berat ka nisur zbatimi i disa projekteve të restaurimit, investime të rëndësishme, në tre prej objekteve të kultit në Berat: Restaurimi i Xhamisë Mbret, Xhamisë së Beqarëve dhe Teqesë Helvetive. Ky projekt realizohet nga IMK, në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim TIKA.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Turizmi kulturor është gur i çmuar i Beratit, prandaj ky qytet është kantier i kulturës- u shpreh Kumbaro-Restaurimi i objekteve të kultit do të përmirësojë ofertën turistike të Beratit, duke dëshmuar për vlerat e arkitekturës, historisë, bashkëjetesës fetare dhe artit pamor me mrekullitë e pikturave murale. Berati është i qytetarëve, por me statusin e UNESCO-s është pasuri botërore. Ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare ka të gjithë vëmendjen e duhur për të nxitur investimet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhamia Mbret është një nga objektet e kultit islam më të rëndësishëm në qytetin e Beratit dhe monument kulture i kategorisë I. Ndërtimi i saj daton në shekullin e XV-të, dhe vazhdon me disa faza deri në shekullin XIX. Xhamia Mbret së bashku me Teqenë Helvetive dhe Konakët e Teqesë përbënin qendrën e qytetit të Beratit në periudhën mesjetare. Teqeja Helvetive është ndërtuar nga Ahmet Kurt Pasha në vitin 1781 dhe mban statusin e Monumentit të Kategorisë së I. Tavani i dekoruar i këtij monumenti cilësohet si një nga tavanet e dekoruara prej druri më të bukura në Ballkan. Ambienti kryesor i monumentit është i dekoruar me pikturë murale si dhe ka një mafil me strukturë druri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?