Kur Federer shprehet se ka një besim të këndshëm për vajzat e tij

Revista e modës “Vogue” pranon se Roger Federer është një kampion i tenisit, i modës, gjithashtu i jetës së tij familjare.

 Për “Vogue”, Federer u përgjigjet 73 pyetje, në 12 minuta.

Ka shumë kujtime, anekdota të kaluara, tenis, sigurisht, por edhe modë apo më shumë pyetje personale. Menutë e një interviste me Roger Federer, në anglisht, transmetuar nga “Vogue” për herë të parë në kampionatin e Wimbledonit.

Larg nga një intervistë klasike sportive, koncepti është titulluar “73 Pyetje”. Pyetjet nuk janë në mënyrën e duhur për tu pergjigjur në mënyrë automatike. Pavarësisht nga mosha e tij, është e rëndësishme të theksohet se qytetari i Bazelit iku një natë nga klubi qëndror i qytetit në fushën qëndrore të turneut të Londrës.

I mvarur nga çokollata

Çfarë do të pranojë në intervistë? Roger pohon një besim të vogël të këndshëm për vajzat e tij, Myla dhe Charlene. Ai pohon në rrëfimet e tij për to, se kur ishin shumë të vogla, nuk i vinin fytyrat drejt përpara tij, dhe ai tregon se i ngatërronte me njëra tjetrën. Por kjo nuk zgjati shumë: “Tani unë jam një pro,” buzëqesh. Gjithmonë për anën personale, kur e pyet se çfarë ka më shumë zvicerane. Ai pohon “chocoholic”/çocollatat/. Ai tregon se si  ka qënë tifoz i serisë Prison Break.

Në rrjedhën e pyetjeve flasim shumë për tenis çdo vit. Njeriu me njëzetë tituj të Grand Slalom kthehet pa shumë surprizë mbi emocionin e tij. Mund të zgjedhim sërish një lojë, sonte finalja e US Open 2009, e humbur kundër Del Potro.

Homazh për Nadalin

Intervista përmban disa çaste të bukura. Kur kampioni këshillon mbledhësit e topit të “ëndërrojnë si të mëdhenj” – “ëndërr e madhe”. Ose kur flet për Nadal. Spanjolli është “intensiv në fushë, shumë i sinqertë dhe i hapur, jashtë saj,” thekson zvicerani.

Federer i përgjigjet disa pyetjeve pak më vonë. Cili është kundërshtari që ai ka më shumë frikë? “Rafael Nadal”. Dhe cilin preferon të ketë përballë? “Rafael Nadal” … Homazh i bukur.

 Më në fund, intervista përmban një skenë të sinqertë komike. Roger është në lëndinën e fushës qëndrore. Vendet ku ulen spektatorët janë bosh. Ai i thërret gazetarët që të  bashkohen me të në terren. Federer përgjigjet se kjo nuk paraqet ndonjë problem për të. Por që duhej të kishte pyetur Neilin.

Ky djalë nuk është i ngurtë

Kamera drejtohet nga Neili për të cilin u fol. Është në telefon, ulur tek stolat. Ngre kokën dhe thotë si përfundim, jo … Pas shpjegimeve, pas frazës së sjellshme, vetëm ky refuzim. Dhe me sa duket, nuk ka asnjë kontradiktë me Neilin: Gazeta nuk insiston …

 Neil nuk po tallet …

Pasi bëhet verifikimi, ky është Neil Stubley, “Themeluesi ” i Wimbledon, duke e quajtur shefin kopshtar. Kjo është një provë e re që fusha e turneut është kopshti i Federerit dhe i askujt tjetër.

(Le Matin) zviceran ose gazeta Mëngjezi

Përgatitur nga Alfred Papuçiu

SHKARKO APP