Kur Shqipëria ishte e vetmuar

Nga Jorgji Kote –
Eksperti francez Sebastien Vilmot vlerësohet si njohës fin i Ballkanit dhe tejet i apasionuar pas historisë së vendit tonë, nga lashtësia deri në ditët e sotme.
Nëmuajin Korrik ai promovoime një audiencë franko-shqiptare nëParis librin « La solitude d’une destin » ( Shqipëria – Fati i një vendi të vetmuar )
Ky botim cilësorështë produkt i një pune shumëvjeçarekontaktesh, intervistash, takimesh dhe konsultimeshme personalitete shqiptare dhe të huaja dhe me kërkime të panumurta në arkiva të huaja.
Ndër të tjera, Vilmot ka diskutuarmbi tematikën e librit me ish-Presidentin Rexhep Meidani,Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Francë – Shqipëri, zonjën Viviane de Dissez,nipin e ish – Mbretit Zog, Skënder Zogu, familjarë të të ndjerit Pjetër Pepaish-Ambasadori ynë i parë në Vatikan dhe autor i librit « Pagine sulla dittatura », Profesorin e feve në Universitetin e Romës, Roberto Morozzo della Rocca, Ambasadorin e Shqipërisë në Francë, Dritan Tola,Këshilltarene Kulturës në Ambasadën franceze në Tiranë,Rose – Anne Bisiaux, shkrimtarët Bashkim Shehu dhe Besa Myftiu, autorin e disa librave mbi komunizmin, Ylli Demneri, etj.
Gjithashtu,ai ka qenë në Paris, Rome/Milan, Bruksel, Gjenevë, Londër, Cambridge si dhe në Shqipëri, Kosovë dhe Bosni&Hercegovinë.
Autorii ka mbështetur të dhënat dhe përfundimet e tij me materiale tëshumta seriozereferuese dhe me fragmente nga 120 botime dhe romane prestigjioze; duke filluar nga gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, shkrimtarë/publicistë të tjerë të njohur, si Fatos Kongoli, BesnikMustafaj, Fatos Lubonja, Fahri Balliu, Blendi Fevziu, Amik Kasoruho, Uran Butka, Shaban Sinani, Ylljet Aliçkaj, Lek Pervizi dhe Safet Kryemadhi, njohësit dhe personalitetet e historisë sonëEdith Durham, Robert Elsie, Miranda Vickers, Noel Malcom, Herman Bernstein, etj.
Editori i librit, Vincent de Crayencourt nënvizon ndër të tjera se pak botime të kësaj natyre kanë mundur të shpjegojnë bindshëm se si brenda fare pak vitesh Shqipëria u kthye nga një Mbretëri e vetshpallur në diktaturën më të egër tw Shekullit të XX.
Ndërkohë, autori jepmendimet e veta mbi periudhat dhe personalitetet madhore të historisë së këtij vendi, sidomos për Skënderbeun, Zogun, Fan Nolin, Enver Hoxhën, Ramiz Alinë e të tjerë; krahas denoncimit dhe qëndrimeve kritike, sidomos për periudhën e monizmit, Vilmot nuk nguron të përmendë edhe dukuri të caktuara pozitive për secilën prej këtyre periudhave, duke iu shmanguar vlerësimit « bardhë e zi »
Më tej, duke shigjetuar përgjegjësinë e faktorit ndërkombëtar,Vilmot shprehet se« e sunduar nga otomanët, einjoruar nga Bismarku, e braktisur nga Lidhja e Kombeve dheeaneksuar nga Italia, Shqipëria është instrumentalizuar dhe tradhëtuar nga protektorët e saj ».
Ky botim ka patur menjëherëjehonë pozitive te lexuesit e huaj; këta të fundit i kanë vlerësuartë 11 kapitujtme 247 faqe të librit si një « guidë dhe sintezë të gjallë të historisë së një vendi të panjohur por të mrekullueshëm që të mahnit nga kapitulli në kapitull ».
Nisur nga sa sipër, vështirëtë kishte një hyrje më të mirë se Parathënia e shkruar ngaZoti Paolo Foresti, Ambasadori i Italisënë vendin tonëgjatë periudhës së tensionuardhe shpërthyese1993 – 1997. Foresti ka qenë në vendin tonë si diplomat në vitin 1970, më 1985 pas krizës diplomatike me Italinë që pasoi hyrja e familjes Popajt në Ambasadën italiane nëTiranë, më 1991 për realizimin eOperacionit « Pelikan », 1992 me Presidentin Scalfaro dhe më vonë, pasi përfundoi misionin diplomatik. Gjatë periudhës 2004 – 2011 ka qenë Rektor i Universitetit « Wisdom. »Ai vazhdon të jetë mik, mbështetës, njohës i shkëlqyer dhe shtetas i vendit tonë.
Në Parathënien e tij, Ambasadori Foresti nënvizon shprehimisht « se libri i Sébastien Vilmot, Albanie, la solitude d’un destin,( Shqipëria, fati i një vendi të vetmuar)është një ilustrim ishkëlqyer i historisë sëmundimshme të atijvendi të vogël, që ka dalë nga mjegullaqë e kishte mbuluar gjatë 50 viteve të fundit.
I pasur me referenca të shkurtëra dhe elokuente, libri jep një panoramë të gjerë të dramaturgjisësë jetës shqiptare: epokës ilire, arritjet eHeroit Skënderbej, Pavarësisë nga sundimi otomanpër ta mbyllur me një përshkrim shumëtëgoditur të ardhjes së komunizmit dheingranazhet e diktaturës së Enver Hoxhës.
Për të gjithë ata që duan të kuptojnë ose dhe thjesht tërifreskojnë disa nga faqet me të pabesueshmetë historisë evropiane,të lënapër në kohë të gjatë në kufijtë e harresës, nuk ka mënyrëmë të mirë se sa të« zhyten » në këtëbotim me plot fakte të reja. »

SHKARKO APP