Kush janë pretendentë për çmimet shkencore kombëtare të vitit 2017?
Akademia e Shkencave ka shpallur sot listën e të nominuarëve për çmimet shkencore të vitit 2017.
Përzgjedhja e veprave është bërë nga Juria e çmimeve shkencore kombëtare që jepen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Juria është krijuar me urdhrin nr. 1 datë 08.01.2018, “Për ngritjen dhe përbërjen e jurisë së ҫmimeve shkencore kombëtare vjetore për vitin 2017”, pasi shqyrtoi dhe analizoi kandidaturat e paraqitura, në mbledhjen e saj të datës 26 janar 2018.
Juria ka vendosur:
I.Të shpallë të nominuar për çmimin shkencor kombëtar vjetor “Eqrem Çabej”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave shoqërore albanologjike, këto vepra:
1. “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe”, 1984 f. (2017) Kolec Topalli (http://akad.gov.al/ash/
2. “Sistemet dhe institucionet e krahasuara të qeverisjes”, 578 f. (2017) Enver Bytyçi (http://akad.gov.al/ash/
II. Të shpallë të nominuar për çmimin shkencor kombëtar vjetor “Petrit Radovicka”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore teknike, këto vepra:
1. “Hortikultura: vështrim enciklopedik”, 846 f. (2017) Nazim Gruda & Andrea Shundi ((http://akad.gov.al/ash/
2. “Mjekësia ligjore”, 2017, 824 f. Bardhyl Çipi (
III. Të shpallë të nominuar për çmimin shkencor kombëtar vjetor “Për kërkuesin e ri më të suksesshëm në fushën e shkencave shoqërore albanologjike”, këto vepra:
1. “Ekspedita në lumin Azov – Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës”, vëll. I, II , 2016, 1600 f. A. Novik, Ju. V. Bucatskaja, D. E. Ermolin, A. S. Dugushin, M. S. Morozov (grup autorësh) – http://akad.gov.al/ash/
2. “Regjimi juridik i pronës dhe trashëgimisë në Shqipëri”, 2017,312 f. Danja Hobdari (http://akad.gov.al/ash/
Juria:
Kryetar: Akademik Muzafer Korkuti.
Anëtar: Akademik i asociuar Gjovalin Shkurtaj, përfaqësues i Seksionit të Shkencave Shoqërore e Albanologjike.
Anëtar: Akademik Edmond Pinguli, përfaqësues i Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike.
Anëtar: Akademike e Asociuar Aurela Anastasi, përfaqësuese e SSHSHA të Asamblesë së ASHSH.
Anëtar: Akademik Floran Vila, përfaqësues i SSHNT të Asamblesë së ASHSH-së.
Anëtar: Akademik Dhimitër Haxhimihali, përfaqësues i akademikëve mbi 75 vjeç.
Anëtar: Geron Kamberi, përfaqësues i Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit pranë Ministrisë së Arsirnit.
Anëtar: Ermal Elezi, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit.
Anëtar: Prof. dr. Adrian Civici, përfaqësues prej rrjetit të universiteteve private shqiptare “UET”, gjegjësisht nga shkencat shoqërore.
Anëtar: Prof. dr. Andrea Maliqari, përfaqësues prej rrjetit të universiteteve shqiptare; gjegjësisht nga shkencat teknike dhe natyrore.
Anëtar: Z. Sokol Gjoka, përfaqësues i Komisionit Kombëtar të UNESCO-s pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Anëtar: Prof. Enver Hysa, përfaqësues i Komisionit Kombëtar të AIESEE.
Anëtar: Andi Rrëmbeci, përfaqësues i Akademisë së të Rinjve pranë ASH-së.