Kuvendi Historik Kombëtar/ Kush ishin 37 delegatët. Kurorëzimi i ëndrrës për një…

Në rubrikën “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj u trajtua këtë mbrëmje vepra e madhe e figurave historike, që themeluan, kontribuan për ndërtimin e një shteti të lirë dhe të pavarur. Ndër ta spikatin luftëtarët  e lumit të Vlorës, që ishin krah i sigurtë i shtetformimit!

28 Nëntor 1443  i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu,  ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.

28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar, u hap kështu  Kuvendi historik Kombëtar me 37 delegatë, por u deshën vite të tjera dhe përfaqësi në Kongrese e në kancelaritë e vendeve perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga fuqitë e Shtetet e kohës.

Pavarësia e Shqipërisë nga perandoria turke,  u përgatit me vite e vite kryengritjesh, që filluan në viset e ndryshme Arbënore nga Malësia e Mbishkodrës, Mirdita dhe vende e vise tjera, për të përfshirë më vonë krejt Shqipërinë e atëhershme. U desh fillimi i Luftës së Parë Botërore dhe shkatërrimi i perandorisë së xhonturqve, që shqiptarët të kurorëzonin ëndrrën e viteve për një Shqipëri “më vehte, të lire. Çdo 28 Nëntor, na nxit të meditojmë për fatet historike të Kombit shqiptar, me të cilat lidhen në mënyrë të pazgjidhshme edhe fatet e çdo shqiptari.

Kujtimi që sot na çon sa në 28 Nëntorin e 1912-tës, na sjell në mendje e në zemër edhe rrugën e përshkuar gjatë  vjetëve e shekujve nga ata shqiptarë, që pa asnjë dallim e me përkushtim, bindje punuan dhe flijuar gjithçka, madje edhe jetën për Atë Ditë e për vlerat e patjetërsueshme që simbolizon  Flamuri Kuq e Zi.

E madhe është vepra e tyre dhe një gur i paçmuar ndër breza

Ta ruajmë dhe përcjellim me fanatizë historinë dhe trashëgiminë, është më shumë sesa një mission. Figurat e mëdha të ndërtimit të histories do të mbeten gjall në çdo brezë dhe veprimtaria dhe heroizmi i tyre do ti pulsojë në kraharor çdo shqiptari që e do këtë vend. Isa Boletini një nga themeluesit e historisë…

Ndërthurja e histories ndër vepra të largëta në kohë ka mbajtur gjall këdo, e tillë është ndjenja që përcjellin nipat apo stërnipat e figurave të histories. Mesazhet e tyre janë të qarta dhe një ogur I mire për brezat.

Por Isa Boletini nuk do të bënte vetëm kurrsesi, pa praninë dhe veprën e prijësve të tjerë si Ahmet Lepenica, Memo Mete Brati. Shpallja e Pavarësisë  është shpallja e pavarësisë së Vilajeteve shqiptare nga Perandoria Osmane.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur.

Brenda në Shqipëri nismën që ta nxirrte vendin nga gjendja e vështirë dhe e ndërlikuar e krijuar nga Lufta Ballkanike, e morën shoqëritë atdhetare, Komiteti “Shpëtimi” dhe “Shoqëria e Zezë për Shpëtim” që ishte krijuar në Shkup me përfaqësues Sali Gjuken, Nexhip Draga, Bedri Pejani, Mithat Frashëri e shumë të tjerë të cilët organizuan në Shkup më 14 tetor 1912 një mbledhje, për të cilën ishte marrë  edhe miratimi i Hasan Prishtinës e i Bajram Currit, që kishin shkuar në front për organizimin e mbrojtjes së tokave shqiptare.

Brenda në Shqipëri nismën që ta nxirrte vendin nga gjendja e vështirë dhe e ndërlikuar e krijuar nga Lufta Ballkanike, e morën shoqëritë atdhetare, Komiteti “Shpëtimi” dhe “Shoqëria e Zezë për Shpëtim” që ishte krijuar në Shkup me përfaqësues Sali Gjuken, Nexhip Draga, Bedri Pejani, Mithat Frashëri e shumë të tjerë të cilët organizuan në Shkup më 14 tetor 1912 një mbledhje, për të cilën ishte marrë  edhe miratimi i Hasan Prishtinës e i Bajram Currit, që kishin shkuar në front për organizimin e mbrojtjes së tokave shqiptare.

Qeveria xhonturke nuk qe në gjendje të përfitonte nga forca e madhe e shqiptarëve dhe nga gatishmëria për të mbrojtur atdheun e vet.Edhe mbrojtja e kufirit nga Rashka në Podujevë u mbeti vullnetarëve shqiptarë, të udhëhequr nga Isa Boletini.

Me organizimin e mbrojtjes në veri të Prishtinës u mor Hasan Prishtina, ndërsa në Gjakovë, Plavë e Guci Bajram Curri.

SHKARKO APP