Kuvendi i Arbërit si trashëgimi i vlerave shpirtërore, atdhetare dhe kulturore të shqiptarëve
Nga JAK RROZHANI
Kuvendi i Arbërit , i mbajtur më 1703, në Kishën e Shën-Gjonit ,në Mërqi të Lezhës , mori vendime të rëndësishme të veprimit për ndryshimin e gjendjes së Arbërisë në fillim të shek XVIII, falë kontributit të madh të Papës Klementi XI me origjinë shqiptare . I cili ngarkoi kryeipeshkvin e Tivarit, Imzot Vinçenc Zmajoviqin , që të përmbushte një vizitë pastorale nëpër trojet e Arbërisë.
Kuvendi i Arbërit , ishte kuvendi i mendjes dhe i shpirtit shqiptar të asaj kohe. Në të u morën vendime të rëndësishme , të qenësishme dhe u përcaktuan detyra për ringjadhjen dhe pasurimin e jetës shpirtërore e fetare,por edhe asaj kombëtare , politike dhe kulturore . Rimëkëmbjes së Arbërisë, ngritjes së ndërgjegjes kombëtare të arbërorëve përballë botës dhe trashëgimisë së tyre shpirtërore dhe kulturore , përballë sundimit osman.
Kuvendi i Arbërit , përligji përcaktimin e qenësishëm Fe e Atdhe, që i kishte rrënjët thellë në histori, që nga vepra e Buzukut “ Meshari” i vitit 1555 , për të vazhduar me veprën e madhe të Budit, Bardhit, Bogdanit etj. që i dhanë aq shumë kulturës dhe arsimit shqip. Si i tillë, Kuvendi i Arbërit, pas Kuvendit të Lezhës ,të 2 Marsit 1444, i kryesuar nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ishte ngjarje më e rëndësishme e historisë shqiptare, gjatë gjithë kohës pesëshekullore të sundimit osman .
Ai i vuri vetes detyrë : rimëkëmbjen dhe pasurimin e botës shpirtërore-fetare në Arbërinë e atëhershme ,në kohën e sundimit të egër atoman, të ngritjes së ndërgjegjes kombëtare të arbërore dhe trashëgimisë së tyre shpirtërore dhe kulturore , përballë rrënimit nga osmanët. Përcaktimi për vendimet e Kuvendit të Arbërit , ka të bëjë, se ato paraqesin vlera të qëndrueshme , jo vetëm në rrafshin fetar e shpirtëror ,por edhe me atë kulturor, arsimor dhe etnik kombëtar.
Kuvendi i Arbërit , i mbajtur në Mërqi , afër qytetit të Lezhës, në Kishën e Shën-Gjonit, me iniciativën e Papës me origjinë shqiptare Klementi XI, ishte kuvendi i shpirtit dhe i mendjes arbërore të asaj kohe. Për pasurimin dhe ringjadhjen e jetës shpirtërore dhe fetare , por edhe asaj kombëtare , arsimore dhe kulturore, të ngritjes së ndërgjegjes kombëtare të arbërorëve përballë realitetit të vështirë që përjetonin ,në mbrojtje të trashëgimisë së tyre shpirtërore ,kulturore e identitetit kombëtar.
KISHA E SHEN -GJONIT MERQI LEZHE