Ky është traileri i filmit “Bohemian Rhapsody”

Është publikuar traileri i filmit biografik të bendit legjendar Queen dhe kjo video ka marrë mbi tetë milionë vizita që në ditët e para.

Ky film, që mban titullin e këngës ikonike të grupit britanik “Bohemian Rhapsody”, ka pasur telashe të vazhdueshme me produksionin.

Së pari u largua aktori Sacha Baron Cohen, të cilit i ishte dhënë roli i Freddie Mercury-t, por që mosmarrëveshjet e tij me kitaristin Brian May kishin bërë që ai të hiqte dorë.

Më pas kishte ardhur largimi i regjisorit Tom Hooper, i cili u zëvendësua nga Dexter Fletcher.

 

Ndërkaq, në vend të Cohen, rolin e vokalistit të paharrueshëm e luan aktori Rami Malek, i njohur për serinë Mr. Robot.

SHKARKO APP