“La Selva”, një histori dashurie emigrantësh, në anglisht nga shkodrani Alban Pepa
Klajd Kapinova
Këto ditë, shkrimtari i ri shqiptaro amerikanë shkodrani Alban Pepa, ka dalë para lexuesit amerikanë, në platformën bashkëkohore: Amazon, Barnes and Noble, Walmart etj., me librin e tij të parë, me titull: “La selva, një histori dashurie emigrantësh” (La SELVA, an emigrant love story, New York, 2024), në gjininë e novelës së shkurtër, të cilin e ka shkruar në gjuhën angleze.
Sikurse nënkuptohet nga titulli, novelisti i ri Pepa, ka shkruar për dashurinë, për episode e dashurisë me të gjitha ngjyrat e saj rinore me humbje dhe fitore, bashkëshortore, romantike mes nje çifti emigrantesh nga Amerika Latine, që nisin një aventurë plot dramacitet dhe me të papritura non stop, për të mbërritur në SHBA.
Për më tepër, ai ka shkruar një vepër artistike, që rrezaton një humanizëm, që lexuesi do t’a kujtoj historinë e dashurisë sa të kenë mundsi gjatë leximi apo rileximit të novelës së tij të parë.
Kjo temë aktuale, sot është një subjekt mbizotërues në ditët tona në SHBA, ku deri më tani mendohet nga burimet e pavarura mediatike amerikane, se kanë hyrë brenda territorit tonë në rrugë të paligjshme mbi 20 milion emigrantë, ku 70% e tyre i përkasin vendeve të prapambetura dhe me regjime komuniste të Amerikës Latine, dhe midis tyre me shumicë apo përqindjen më të madhe e përbëjnë emigrantët që vijnë nga Guatemala, një shtet ultra liberal socialist, ku, komunizmi dhe ideologjia e saj ka pushtet dhe pasuri të pakufizuar, gjë që ka bërë që jeta e popullit atje të jetë shumë e vështirë.
Varfëria ekonomike, diskriminimi politik dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, janë kryefjaja ndër dekada, si tema më e spikatur e jetës së banorëve të varfër atje, që zbulohet dhe shihet fare lehtë, në mjerimin e vazhdueshëm të këtij populli të vuajtur edhe më shumë nën kthetrat e egra të neo-marksizmit dhe komunizmit sharlatan, një ideologji dhe praktikë eksperimentale utopike boshe dhe absurde.
Në Guetemala, fatkeqsisht, nën dikturën vazhduese të diktatorëve komunistë prej dekadash varfëria është ulur këmbkryq, pikërisht në tavolinat e bukës të boshatisura nga varfëria e tejskajshme e banorëve guatemalas.
Qytetari amerikan dhe njëkohsisht shkrimtari i ri Pepa, duke qenë dikur edhe vetë ish emigrant europian nga vendi i shqiponjave, Shqipëria komuniste e regjimit totalitar komunist 1944-1990 dhe diktatori Enver Hoxha, e cila për inerci të neo-komunistëve po vijon të mbetet edhe sot një ndër shtetet më të varfëra (1991-2024), në hartën e zhvillimit ekonomik dhe financiar të botës dhe në kontinentin e vjetër, ku ajo shtrihet në pjesën e Europës Juglindore (Ballkanit).
Autori ynë narrativ Pepa, gjatë rrëfimit të tij artistik, zbulon nëpër fawet e novels, hap pas hapi apo rrëfen episode me ngjarje interesnate, mbi vështirësitë e shumanshme, që hasin të dashuruarit e rinj guatemalas, në rrugën e tyre të ëndrrës apo shpresës së këputur në mes, për një jetë me të mirë në SHBA, shtetin model dhe kampion të demokracisë botërore, ku liritë dhe të drejtat e njeriut dhe prosperiteti respektohen dhe praktikohen me ligje reale demokratike.
Tema e emigracionit apo lëvizjeve të pakontrolluara të popullsisë nga një shtet apo continent në tjetrin, është një subjekt aktual, që është prekur vazhdimisht nga autorë të ndryshëm amerikanë, spanjolë dhe më rrallë ato shqiptarë këtu.
Vepra e re artistike, trajton gjerësisht jetën e brishtë apo historinë e mbushur plot peripeci dhe supriza të pakëndshme të një çifti të ri emigrantësh ëndërrimtar.
Kështu vajza e re bukuroshe Maria dhe bashkëshorti i ri Carlos, të dashuruar që herët në fshatin-xhungël të tyre ekzotik, në një zonë pyjore në shtetin e Guatemalës, nisin një ditë një aventurë larg vendlindjes së tyre, për një jetë më të mirë dhe dinjitoze në drejtim të SHBA-së.
Sikurse dihet prej disa dekadash, Guetemala, ka një regjim totalitar dhe fanatik komunist, ku liderët pushtetarë socialistë të cilët janë shumë të pasur kontrollojnë me dorë të hekurt të gjithë pasuritë nën mbi dhe nën tokësore në vend, duke e shkatërruar dhe varfëruar Atdheun e tyre, në aspektin politik, ekonomik dhe humanitar.
Varfëria, aty është një sëmundje e frikshme, që ka pllakosur prej kohësh këte vend të bukur latin, e cila në realitet është një shtet me pasuri të mëdha nëntokësore dhe sipërfaqsore, dhe kryesisht ajo dallohet për arin e zi, naftë, prodhimet blektorale dhe frutat ekzotike.
Pozita gjeografike dhe klima e saj tropikale, ka berë që ajo të paraqes panoramë të bukur natyrore, në çdo vend, që e shkel atë si turist.
Këto mirësi si dhuratë e natyrës, nuk janë shfrytëzuar për të mirën e shoqërisë guatemalase nga regjimi socialkomunist, që sundon fatkeqsisht aty, duke i bërë njerëzit për disa breza të pakënaqur nga regjimi i tyre totalitar.
Populli i tejvarfër, për të mbijetuar dhe bërë një jetë normale, sikurse pjesa e përparuar e botës civilizuese, shpesh kanë marrë rrugën e rrezikshme të emigracionit, në drejtim të shteteve të ndryshme, por më e preferuara sot për sot për guatemalasit mbetën Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë rrëfimit të novelës, shofim se çifti i ri i dashuar marrësisht mbas vetes së tyre, në mënyrë që të bëjnë një jetë më të mirë për fëmijën e tyre të palindur, bëjnë një plan që të dy të finalizojnë udhëtimin e ëndërruar për në Shtetet e Bashkuara.
Por, kur godet fatkeqësia dhe tragjedia, a mund t’i arrijnë ata në ëndrrën e tyre amerikane!? Pra, në këte novelë love story, lexuesit në anglisht mësojnë episode e ndodhi shumë interesante, të trajtuar me një stil tërheqes dhe finesë artistike plot nuance dhe figura letrare joshëse nga novelisti Pepa, që sot ka sprovën e tij të parë si novelist, përballë lexuesit të apasionuar pas fushës së letrave amerikane.
Jeta, nuk është shesh me lule. Vështirësitë janë supriza të pakëndshme për ëndrrimtarët e rinj. Kështu vajza e bukur Maria, është personazhi kryesor i novelës, që rikujton me nostalgji në momente meditimi e prehur në qëtësi, në orët e natës jetën e vështirë që plot mundime që ajo kaloi, për të mberritur në shtëpinë e saj në SHBA.
Perballë kësaj ëndërre me plot kalvare, bilanci i ëndrrës është dramatic dhe fatkeq. Ajo nuk arrin të gëzoj dashurinë e familjes së re me të dashurin e saj Carlos-in, sepse kjo ëndërr i ishte këputur në mes, për arsye të kohës dhe rrethanave të mbijetesës. Jeta, është një tra i rëndë, të cilin dikush e përballon dhe një tjetër dorëzohet para kësaj situatës së re të padëshiruar.
Ajo kujton me nostalgji, ditët e bukura rinore, kur takoi me pasion bashkëshortin e saj Carlos-in dhe ditët e tjera të hershme të lumtura, që patën kur jetonin në një zonë me pyje xhungle në shtetin e Guatemalës.
Fjala La selva, do të thotë xhungël në gjuhën spanjole. Ajo ishte shtatzënë. Bukuroshja guatemalase Marie dhe burri i saj bashkatdhetar Carlos largohen përgjithmonë nga fshati i tyre i mjeruar, për të arrritur ëndrrën amerikane dhe jetuar normalisht po sëbashku në SHBA, sikurse mijëra të varfër të tjerë të Amerikës Latine.
Gjatë udhëtimit të tyre, ata kalojnë shumë peripeci dhe vështirësi, ku nga rrëfimi i shkrimtarit, fatkeqësisht mësojmë se asokohe burri i saj Carlos vritet nga mafia apo kartelet kriminelë të drogës meksikane, të cilët kontrollojnë hyrjet dhe daljet në kufirin amerikano-meksikanë.
Novela e re, është e mbështetur në një histori realiteti, që ngjasojnë sot fatkeqsisht dhe realisht me qindra dhe mijëra raste të tilla mes emigrantëve illegal sot në botë dhe në veçanti janë bërë sot si buka e përdishme në kufirin mes dy shteteve në Amerikën e Veriut.
Edhe sot, grupet e karteleve të fuqishme meksikane dhe ndërkombëtare të drogës, në realitet kontrollojnë apo zotërojnë fatkeqsisht nën adminstratën liberale komuniste amerikane Biden-Harris mbi 95% kufirit jugor të SHBA-së me shtetin e Meksikës.
Në novelë dhe realitet këto grupe të fuqishme kriminale, kompromentojnë apo rekrutojnë çiftet e reja, që të marrin me vete (gjatë hyrjes së tyre në kufirin e SHBA-së) fentanol dhe lloje të ndryshme droge, duke fituar çdo ditë biliona dollarë nga tregtia e tyre e jashtëligjshme.
Sipas burimeve zyrtare federale amerikane mbi 300.000 qytetarë të rinj amerikanë, fatkeqisht gjejnë vdekjen çdo vit nga fentanoli, që fusin brenda në territorin amerikanë grupet mafioze të karteleve të drogës, ku organizatorët dhe liderët e tyre janë të përberë nga antarë të shteteve të ndryshme të Amerikës Latine.
Nëse një vajzë ose grua latine, nuk pranon të bëhet pjesë e trafikut të drogës në kufirin SHBA-Meksisë, ajo dhunohet dhe abuzohet seksualisht nga këto grupe keqbërëse që thamë më lart.
Në novelën e shkrimtarit amerikan Pepa, mësojmë se këte fat të keq ka edhe gruaja e re Maria, e cila nga grupet mafioze të karteleve të drogës dhe trafikimit të qënieve njerëzore, mbasi e përdhunojnë atë fatkeqe e detyrojnë me forcë (pa dëshirë) që bëjë prostitucion për llogari të tyre, duke e shfrytëzuar seksualisht…
Edhe Maria, sikurse qindra dhe mijëra gra dhe vajza të reja latine dhunohen, por ajo një ditë përfundon në SHBA, ku detyrohet të bëj sërisht prostitucion nga kushëriri i burrit të saj Carlos, i cili është vrarë nga mafia dhe trafikantët e drogës dhe prostitucionit.
Shumë gjëra të tjera të këqija i ndodhin derisa ajo të kalojë në një jetë më të mirë dhe reflektimet e saj jetësore, tregojnë historinë e plotë tragjike të çiftit emigrant, të cilëve ëndrra e tyre u këput fatkeqsisht në mes.
Kjo është historia e trishtuar një çifti të ri ëndrrimtarë, që martohen me një dasëm të thjeshtë në Guatemalë dhe vendosin të shpërngulen në SHBA, përmes kufirit të Meksikës. Ata janë shumë të dashuruar dhe burri humb jetën, duke u marrë vazhimisht me veprimtari të këqija së bashku me kontrabandistët meksikanë, në mënyrë që të mbledh para, që do t’i duhen, për të rinisuar jetën e re në Amerikë.
Grupet profesionale të karteleve të drogës dhe prostitucionit në kufirin amerikano-meksikanë, nuk pyesin dhe as që nuk duan t’ia dijnë për ëndrrën amerikane apo shpresën për një jetë më të mirë të asnjë emigranti apo familjeve të reja emigrantësh, sepse para syrit të tyre më shumë rëndësi ka paraja, droga, prostitucioni, trafikimi i qënieve njerëzore dhe mbi të gjitha fitimi marramëndës me çdo kush dhe mjet…
Maria, personazhi kryesor është shtatzënë dhe mbërrin në SHBA, duke kaluar kufirin jugor në El Passo.
Novelisti Pepa e përshkruan El Passo-n, që në shqip do të thotë kalimi ose hapi, është një qytet në dhe selia e qarkut të kontesë El Paso, i cili ndodhet në Teksas, të Shtetet e Bashkuara.
Popullsia e saj, sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së është rreth 678,815, duke e bërë atë qytetin e 22-të më të populluar në SHBA, qytetin më të populluar në Teksasin Perëndimor dhe qytetin e gjashtë më të populluar në Teksas.
Nga historia, mësojmë se rajoni i El Pasos, ka pasur vendbanim njerëzor për mijëra vjet, siç dëshmohet nga pikat e Folsom nga gjuetarët-mbledhës të gjetur në Hueco Tanks. Zbulimet arkeologjike të ekspertëve amerikanë, sugjerojnë për gjurmët e jetës e jetës këtu fillojnë 10,000 deri në 12,000 vjet më parë të vendbanimeve njerëzore.
Kulturat më të hershme të njohura në rajon, ishin fermerët e misrit. Kur spanjollët mbërritën, fiset Manso, Suma dhe Jumano populluan zonën. Këta u përfshinë më pas në kulturën e mestizove, së bashku me emigrantët nga Meksika qendrore, robërit nga Comanchería dhe genízaros të grupeve të ndryshme etnike si dhe Mescalero Apache.
Në anën e SHBA-së, zona metropolitane El Paso, është pjesë e zonës më të madhe të kombinuar statistikore El Paso–Las Cruces, ka një popullsi prej 1,098,541 banorë, kurse e gjithë rajoni arrin në 2.7 milionë banorësh, e cila sot përbën fuqinë punëtore më të madhe dygjuhëshe (anglisht-spanjisht) dhe dykombëshe (amerikan dhe ispanik) në hemisferën perëndimore. El Paso, është gjithashtu qyteti i dytë më i madh me shumicë hispanike në Shtetet e Bashkuara, me 81% të popullsisë së tij.
El Paso, është divizioni i brendshëm në terren i Administratës së Ndjekjes së Drogës, Qendra e Inteligjencës, Forca e Përbashkët e Task Forcës Veriore, Sektori i Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara dhe Grupi i Operacioneve Speciale të Patrullës Kufitare të SHBA-së.
Së fundi, librat që botohen ose novelat me love story, që po shkruhen direkt në gjuhën angleze, janë gjëja më e mirë sot dhe jo të përkthen në anglisht, sepse sikurse dihet aty (tek përkthimi) humbet esenca artistike e krijimtarisë letrare të autorit origjinal.
Xhungla (La Selva), është një novelë apo libër shumë i mirë edhe për lexuesit shqiptarë, që shijojnë letërsinë apo tregimet e shkurtëra amerikane, në gjuhën angleze.
Është kënaqësi, kur lexon me endje librat e rinj, me nivel të lartë artistik rrëfimi letrarë të autorëve bashkëhorë të rinj shkodranë, që jetojnë dhe punojnë në SHBA.