“La Traviata” sërish në skenë, Ermonela Jaho shfaqet live në kinema më 30 janar

Sopranoja me e famshme shqiptare Ermonela Jaho, një emër i njohur në tatrot operistike botërore do të luajë për të 256 herë “La Traviaten” e famshme të Verdit. Shfaqja do të ndiqet live në të gjitha kinemate botërore mbrëmjen e 30 janarit.

Sopranoja Ermonela Jaho do të luajë në skenë operetën e famshme “La Traviata”, me të cilën vjen para publikut për herë të 256. Ylli i operistikës ndërkombëtare, e risjell këtë shfaqje për publikun në mbarë botën, si një ndër etalonet më të çmuara të muzikës klasike.

Jaho njoftoi se mbrëmjen e 30 janarit, “La Traviata” do të shfaqet live në të gjitha kinematë botërore. Ermonela tashmë është një Violete, një emër që personifikon atë dhe karrierën e saj.

“La Traviata” është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos. Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim.

SHKARKO APP