Lamtumira e pikëllimtë e Çun Lajçit për Agim Doçin

Nuk kishte se si të ikte një poet pa lamtumirën e pikëllimtë të një tjetër poeti. Nuk do të mund të ndaheshin pa sy të skuqun, za të dridhun dhe lot të valë, dy miq, dy emna dhe zemra që ditën me luftu me fjalën e me zanin, me shpirtin e me rebelimin, me turrin me mbërri kah shkon kumbimi i kambanave t’zemrës që u ranë me huj.
Çun Lajçi i’a sosi në Tiranë për vaki, për mort, për ta mbush at shpirt t’trazum me ma idhnim, thuje se s’ka vend veç për idhnimi në njat shpirt të Çunit. Erdh me u taku për sfundiherë me Gim Doçin, me kujtu do derte e me u ç’mall me te si me dasht me ik trazimit.
U ndane dy miq, dy poet, dy zemra, u ndane, n’dy botë, për me mbet zbashkut n’përjetsi.
Albert VatajPostimi i Çun Lajçit

Erdha Agim, por nuk të gjeta në Muzeun Kombëtar si Mirushin!

Tiranën e gjeta të zbrazët, por të zhurmshme nga zëri i Salës! Ai akoma po fliste nga ballkoni! Madje me shkroi; – të falenderoj që paske ardhur të bësh homazh për Agimin! T’pashë në televizor!
Të shtëpia e funeraleve, takova çikën e djalin e Azem Hajdarit! I mora ngryk, njashtu siç e pata marrë Azemin, babën e tyre, 95-tën!
I mërzitur! I djersitur! I lodhur nga vitet e nga hallet, t’erdha të arka e drurit me trupin tënd, o Gim Doçi! Të koka të rrinte jote bijë Gita, ajo imcakja e vitit 97-të, kur ti m’bëre konak e jote bijë e shtroi tryezën me ato që kishe!
Rrinte e veshur me të zeza Yllka! Qau kur me mori ngryk!
– Iku pa lamtumira ky shoku yt, tha! E sheh sa tinzak ishte?
S’na tha; – po shkoj të babë Mhilli, ti them se çka na bëri ky pasardhësi i partisë sate! Vdiqa pa e marrë pensionin e meritave!
– E kan përbuzur këta lugetrit e pushtetit, m’tha, dhe qau n’krahnorin tim!
Osman Mulen aty e kishe. Edhe Bujar Kapexhiun, Bujar Asqeriun, Mondin e Manjolën, edhe Remin, Edmond e Mirela Topin … por s’ishin ata këngëtarët që u bënë yje me vargjet tua! Sikur “s’kishin” pasur kohë ti ladronin rrugës së Kombit, xhipat e blerë me paratë e këngëve, t’vargjeve tua!
Unë s’përtova të rrugoj me autobus, se t’kisha mik, jo t’vargut e t’këngës që jehuan përvjetoreve të heronjëve, dëshmorëve, betejave, masakrave, por mik t’mendimit të mpreht, të drejt e t’guximshëm! T’fjalës thënë troç, sy m’sy! Njeriu që s’heshti, që s’i tha kurrë të bardhës e zezë dhe kurrë të zezës e bardhë!
T’erdha Gim, por nuk të gjeta në Muzeun Kombëtar si Mirushin e do artistë të tjerë! Pse? Pse ishe në një shtëpi funeralësh, si gjithë të tjerët, paçka që ti ishe nderi i kombit, i dashuri i popullit, i adhuruari i kosovarit!
– Po ku ishin ata kosovarë që s’erdhën n’varrimin tënd, kur ti shkove në të gjitha përvjetoret e dëshmorëve e t’Epopeve t’përgjakshme anë e mbanë Kosovës, që ti lartësosh me vargun tënd!
M’erdhi keq që e pashë vetëm vetën time dhe Remziun, të arka e drurit me trupin tënd të ftoftë dhe jo sa e sa kosovarë që thoshin për ty; – ai është ndera e kombit!
Ku ishin ata që të deshtën, të çmuan, dhe postuan foto me ty duke u krenuar me mikun poet dhe ku mbetën ata që ua nxorre të palarat që s’e shtrenguan zuzën me ardhë n’udhëtimin tënd të fundit?!
Ku ishte njëri e tjetri Kryeministër?
A e dinin se n’Tiranë vdiq një mendje ndritur, një zë fishtjan,
një varg i Drenicës së përflakur?
Gimi!
Unë do ta porositi hijën time që kur të vdes, ajo të bëhet rrufe,ti djegë ata që do t’flasin mbi kokën time t’heshtur, ata që e vodhën atdheun dhe e përdhosën artistin!
Ata s’na duhen të varret! Ata le t’jetojnë gjatë, që t’zvarritën e t’vuajnë për gjynahet e tyre!
Gim!
Me fal që kur të nisën për Tufinë, unë s’e mora guximin t’vijë mbas arkës sate. S’guxova lum vllau, ta ripërtrijë dhimbjën për Bubulinën time, ndaj ika me taxi për të autubusi!
– Tirana ishte e zbrazët dhe e përcëlluar!
Ku janë njerëzit pyeta!
Kanë ikur tha taksisti, e kan pushtuar Evropën!
– Po kush i përndoq?
Si kush i përndoq? Rama pra, kush tjetër, ky që s’na njeh për njerëz!
M’ço të autobusi dhe mos m’fol për pushtetin, se boll e kam një n’Prishtinë! Dy s’ mund ti mbaj mbi shpatulla!
S’fola më, u nisa për Prishtinë!
Lamtumirë Agim Doçi!
Tiranë, 26.06.2024

SHKARKO APP