Lamtumira, Gëzim Kruja përcillet me duartrokitje e lot por pa homazhe

Lamtumira për mjeshtrin e humorit shkodran Gëzim Kruja ka qenë e rëndë për të gjithë dashamirësit e tij që nuk patën mundësi t’i bëjnë respektin e fundit. Aktori i madh u përcoll me duartrokitje në distancë, duke lënë pas trishtim, por edhe një pasuri rolesh në skenë.

Me lot e duartrokitje, mjeshtrit të humorit Gëzim Kruja iu dha lamtumira që nuk meritonte.

Për shkak të situatës së pazakontë të koronavirusit, homazhet për aktorin ishin të pamundura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por duke ruajtur distancën përshëndetjen e fundit ia dhanë edhe kolegët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtoja e  teatrit Migjeni e priti në rrugë kortezhin mes lotësh.

Rita Gjeka: Nuk mundemi me e nderuar sikurse ai e meriton, se ai ka nderuar gjithë Shkodrën se ka qenë shumë i mençur.

Ndërsa kolegu Muhamet Çekini ia dha lamtumirën atje ku do të prehet.

Muhamet Çekini: Kjo është shumë e vështirë për ne si shokë. Unë kam 48 vjetë që jetoj me të.

Gëzim Kruja mbylli sytë në moshën 80-vjeçare në shtëpinë e tij.

Mjeshtri i madh la pas kujtimin dhe punën e tij në mijëra role që kanë bërë të qeshin shqiptarët.

Ora News - Lamtumira, Gëzim Kruja përcillet me duartrokitje e lot por pa homazhe

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?