Le Miroir (1920) / Ja si argëtohen fëmijët në Elbasan (Foto ekskluzive)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Qershor 2019
“Le Miroir” ka botuar, të dielën e 4 janarit 1920, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me mënyrën se si argëtoheshin asokohe fëmijët shqiptarë në qytetin e Elbasanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një vend feste në Elbasan, Shqipëri
Edhe pse shumë primitive, kjo rrotë e improvizuar i bën të lumtur fëmijët – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Disa shtylla telegrafi, trungje pemësh dhe dërrasash mjaftuan për të ndërtuar shpejt një rrotë rudimentare të cilën disa burra e shtyjnë me krahë.
Një daulle e madhe, dy flautë, dhe fëmijët, në grup e të lumtur, nxitohen të ulen në këtë “Rrotë të Madhe” për kënaqësinë e tyre më të madhe.
Kjo lojë argëtuese, nën drejtimin e një infermierje që i përket një misioni amerikan, nuk u ngjan aspak lojrave moderne franceze.”