“Le të vallëzojmë” në Pallatin e Kongreseve

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ngjit për këtë fundvit shfaqjen vjeneze “Alles Walzer”, “Le të vallëzojmë” në Pallatin e Kongreseve. Është bërë traditë tashmë, përgjatë gjithë historisë së tij, që teatri i Operës koncertin e fundit të tij, ia dedikon publikut si mesazhin e tij dhuratë për ta.

Në mënyrë të veçantë vjen edhe si një mesazh optimist për jetën, dashurinë që duhet të kemi për njëri-tjetrin. Por edhe ndihmën që ne i japim njëri-tjetrit për të ndërtuar edhe rindërtuar jetën. Të ardhurat e këtij koncerti do të shkojnë në shërbim të familjeve të dëmtuara nga tërmeti, për të rindërtuar jetët e tyre,- është shprehur Zana Çela, Drejtoresha e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

As kësaj here nuk do të mungojnë urveturë nga Johan Strauss II, Emmerich Kalman edhe shumë vepra të tjera, nën interpretimin e Dorina Selimajt, Armando Likajt, Renisa Lackas, Nina Muhos, Xhieldo Hysenit, Vikena Kamenica, Eva Golemit, Dion Gjinikës, solistëve, orkestrës, korit dhe trupës së baletit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit mbrëmjen e 28 dhjetorit, ora 19.00 në sallën e Pallatit të Kongreseve.

SHKARKO APP