Lebibe Topalli-Shabani hap ekspozitën “Freeling”

Ditën e enjte, më 6 qershor 2019, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës personale të piktores Lebibe Topalli-Shabani, e titulluar “Freeling”.

Emërtimi i tillë i ekspozitës është bërë për të paraqitur një artiste grua që tregon guxim, vendosmëri, forcë dhe jo vetëm. Një titull i tillë shërben edhe për treguar barazinë e gjithanshme ndërmjet gjinive, mashkull-femër/burrë-grua.

Ky cikël i punimeve prej dhjetë pikturash të formateve të mëdha, është vazhdim i fushatës së saj senzibilizuese në lidhje me të drejtat e grave në shoqërinë tonë.

Ekspozita ka për kurator Kamuran Gorancin.

SHKARKO APP