Leksioni nga taksisti dhe vendimi i Churchillit për dorëheqje
Më 5 prill 1955, Winston Churchilli dha dorëheqjen si kryeministër britanik. Një njeri epokal që ia përshkoi karrierën politike lufta e paqja, në kujtimet e tij ka lënë një histori interesante e tejet kuptimplote për të kuptuar se çfarë kërkon populli nga një udhëheqës, varësisht situatave.
Churchill shkruan: “Morra një ditë një taksi për të shkuar në studio e BBC-së për një intervistë.
Kur mbërrita, i kërkova taksistit që të priste dyzet minuta sa të mbaroja intervistën.
Megjithatë, ai kërkoi falje dhe tha: ‘Më falni, zotëri, nuk mund të pres. Më duhet të shkoj në shtëpi për të dëgjuar Winston Churchillin në radio!’
Sigurisht, u ndjeva shumë i lumtur që ky njeri kishte dëshirë që të dëgjonte fjalët të mia.
Por, kur nxora nga xhepi dhe 10 paund më tepër, ai reagoi në të kundërtën.
‘Në djall Churchilli dhe BBC! Do të të pres këtu zotëri’”
Pra, Churchill, edhe pse një hero i Luftës së Dytë Botërore, ishte në politikë për shkak se njerëzit prisnin prej tij të ardhura më të shumta, taksa më të ulëta, pra një ekonomi më të mirë; kërkonin prej tij shërbim shëndetësor dhe arsimor më cilësor, ndërtimin e rrugëve dhe krijimin e vendeve të punës, e të gjitha këto nuk mund të bëheshin duke u mbajtur te e djeshmja me lavdinë e luftës.