Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese vijnë me bashkëpunimin e gjashtë

Bashkëpunimi i ri mes Martin Scorsese dhe Leonardo DiCaprio do të fillojë verën e ardhshme.

Titulluar ‘Killers of the Flower Moon’, filmi do të jetë një përshtatje e thrillerit të librit të David Grann.

Scorsese do fillojë punën me filmin pasi të mbarojë xhirimet për dramën The Irishman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky film do të shënojë bashkëpunimin e gjashtë të Scorsese dhe DiCaprio në 16 vjet pas filmave Gangs of New York, The Aviator, The Departed, Shutter Island dhe The Wolf of Wall Street.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata blenë të drejtat e librit të Grann, nëntitulluar The Osage Murders and the Birth of the FBI, për një shumë prej 5 milionë dollarë në vitin 2016.

Skenari është shkruar nga Eric Roth, fituesi i çmimit Oskar që qëndron pas filmave Forrest Gump dhe The Curious Case of Benjamin Button.

Vepra flet për rangun e vrasjeve që goditën fisin indian Osage në Oklahoma gjatë viteve 1920 pasi u zbulua nafta në vendin e tyre.

Rasti u konsiderua si hetimi i parë i FBI-së për vrasje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?