Letërkëmbime të Musine Kokalarit
Merushja, cerkeze nga Kaukazi a cigane, u largua nga Gjirokastra nje vit para vdekjes se Bajo Topullit se u dashurua me Mit’hat Frasherin. Historia eshte e njohur. Musineja jep versionin e saj, Sipas saj Mit;hat Frasheri, lojcak me femrat dhe me grate e shokeve, pas nje romance me Merushen e braktisi ate. Cerkezja qe i kish vene brire burrit, B Topullit, per dashurine e Mit’hat Frasherit, qellon me kobure te dashurin dhe veten. Mbeten te dy te plagosur.
Musineja e takon Merushen ne qelite e burgjeve me 1949. Ajo ende e djegur dhe e plagosur nga dashuria per Mit’hatin… gezohet kur merr vesh vdekjen e ketij ne Amerike…
***
Libri meriton te lexohet per ate qendrese te shkembte, per stoicizmin si te figurave antike te Musinese, perballje edhe para kancerit vdekjeprures po aq sa edhe ndaj diktatures.
Letrat me te afermit vizatojne nje fat tragjik, po dhe nje karakter tragjik. Ajo ben udhe permes dhembjeve me ate lehtesi qe ecen neper nate ne dhomen e saj te gjumit. E vetmuar, e varfer, e semure. Nofullkycuar pa kerkuar mbeshtetjen e askujt.
Musineja mban nje ditar telegrafik per peripecite e saj spitaleve, hoteleve, rrugeve me kepuce qe e vrasin dhe i fusin uje. Ditar si prej nje kamere qe projekton ashper nje mjedis te lakuriqte, pa asnje mjet stilistik,
***
Ne pjesen e trete jepen kujtime. Pena e Musinese ketu ffiton ngjyre dhe plasticitet ne vizatime skenash e portretesh te familjes dhe te qytetit te saj.
Nje femijeri ne qytetin e gurte e pare nga nje grua. Kujtime per Gjirokastren qe e pershkruajne deri tani vetem burrat e saj ne ze.
Nuk dime se c’fsheh tjeter valixhja e Musinese… valixhe qe per fat ne ditet e fundit te saj ne kete bote, ra ne duart e te afermve.
Keta te aaferm meritojne falenderime per kete botim nga “Dudaj”, Tirane 2017.