Letërsia e Kosovës hyn në BE
Kosova do të jetë pjesë e “Çmimit për Letërsinë”, akorduar nga Bashkimi Europian. “European Union Prize for Literature”, këtë vit e ka renditur edhe Kosovën në listën e shteteve të tjera, me autorët konkurrentë për këtë çmim. Kosovës në garë i bashkohen: Belgjika, Bosnja, Kroacia, Qipro, Danimarka, Estonia, Gjermania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Spanja dhe Norvegjia. Autorët fitues, gjithmonë kanë edhe turne për promovimin e librave dhe krijimtarisë së tyre, nëpër Europë. Nga Shqipëria, fituesit e këtij çmimi kanë qenë Ben Blushi dhe Rudi Erebara. Pritet të shihet, cilat do të jenë nominimet nga letërsia e Kosovës, për këtë çmim.