Letërsia në zi/ Ndahet nga jeta shkrimtari i madh italian

Një ndër shkrimtarët më të mëdhenj italian është ndarë nga jeta.

Andrea Camilleri është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.

Camilleri është cilësuar si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore.

Mediat italianes shkruajnë se ai prej rreth një muaji në spitalin Santo Spirtio në Romë, pas një arresti kardiak, ndërsa raportohet se ka ndërruar jetë.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada italiane në Tiranë ka shkruar:

Andrea Camilleri, babai i Montalbano-s, ndërroi jetë sot në Romë në moshën 93-vjeçare. Autor i madh bashkëkohor, një burrë që ka jetuar gjithmonë siç ka dashur, që ka fituar bukën duke bërë atë që i pëlqente: të rrëfente histori. Nëse një personazh nuk është në gjendje të ngrihet nga faqja e shkruar dhe të ecë nëpër dhomë, atëherë sipas meje, ai personazh ende nuk është zgjidhur. Rrugë të mbarë, mjeshtër!”

SHKARKO APP