Lezhë, aktivitete në vitin jubilar të Skënderbeut
Nga Jak Rrozhani
“Bashkia Lezhë,Sektori i Trashëgimisë Kulturore, Muzeut Historik dhe Memorialit të Skënderbeut, vijon me organizimin e aktiviteteve në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu”…
Momente të paharrueshme gjatë zhvillimit të Manifestimit tradicional “ZËRI I VËLLAZËRISË-2018”, i cili ka startuar në Pejë dhe Deçan, por që sot kulmoi këtu në qytetin e Lezhës në “Kishën Mesjetare të Shën.Kollit/Përmendorja e Vendvarrimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu” e do të vijojë në Shkodër, Koplik, Tuz të Hotit dhe do të finalizohet në Prekazin e Adem Jasharit. “Falënderoj të gjithë drejtuesit dhe anëtarët e nderuar të Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, Ansamblin Folklorik Autokton Rugova(Pejë), Lëvizjen për Shqipërinë e Bashkuar, Shoqatën Kulturore Artistike “Dukagjini(Shkodër)”, Shoqatave etj. Kulturore të Skënderajt(Drenicë) dhe asaj të Istogut në Rrafshin e Dukagjinit” thotë për ‘”Koha Jonë” , drejori iMuzeut , Memorialit të Skënderbeut dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë, Lezhë, z. Paulin Zefi, organizator i palodhur i këtyre aktiviteteve brenda dhe jashtë vendit .
Me një falënderim të veçantë për drejtuesit e SH.V.K.M.-“Martin Dreshaj”, që e nderuan me Çertifikatë Mirënjohjeje për këtë bashkëpunim kulturor me vëllezërit e një gjaku ,duke iu uruar suksese në misionin e tyre kombëtar e duke premtuar vazhdimësi në bashkëpunimin historik e kulturor për të përçuar vlerat atdhetare , patriotike , kulturore dhe historike në kuadër të vitit jubilar të Gjergj Kastriotiti Skënderbeut dhe në vazhdimësi .