Lezhë, Memoriali i Skënderbeut itinerari i ri historik

Projekti për rehabilitimin e Memorialit të Skënderbeut përfundoi duke nxjerrë në dritë pas restaurimit, këtë vend i cili në vetvete tregon historinë e identitetit tonë.

Në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë ndërhyrja e parashikuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës u bë në punimet restauruese në këtë monument, si dhe në muret e qytetit antik, në rikonstruksionin e mbulesës, konsolidimin dhe restaurimin e pikturës murale dhe mozaikut.

Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida, ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tri harqet mbi derën e kishës.

Në mure janë të varura 25 mburoja prej bronzi, të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronzi të Skënderbeut.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/289593198357867/?t=0

SHKARKO APP