Libri i një shqiptari frankofon, anarshist në vitet ‘70
Që nga koha e të shumëpërfolurit “revolucionit seksual” ka pasur një rrjeshtë të gjatë ndryshimesh, por ndikimet e tij ishin të thella. Kjo jo vetëm në mënyrën e jetesës pa kufij apo duke përqafuar njëlloj shthurrjeje në emër të lirisë por edhe në kuptimin politike, filozfik dhe social. Në atë kohë Skënder Sherifi ishte vetëm një 21-vjeçar dhe gjithë këto ndjesi multikulturalizmi të jetuara në Paris, ai i sjell sot në një libër me titullim Borderline-Jashtë kufijve.
“Këtu jemi në vitin 1976. Këtu jemi në botën e një shqiptaro frankofoni apo frankofoni shqiptar 21 vjeç. Edhe me atë kartvizitë shqiptare ka përjetuar gjithë botën e shfrenuar të atyre viteve nëpër perëndim me kultura të ndryshme europiane dhe amerikane që kanë depërtuar në vitet 70. Ato kultura i ka përzier në njëfarë mënyre me eposin shqiptar, me odat, me kreshnikët, me mitet e malësisë”, tha Sherifi.
Poeti zhytet në jetën e pasionit dhe dëshirave të atyre viteve. Dhe si njëlloj proteste ndaj vetmisë dhe mosinteresimit, sipas tij nuk na mbetet gjë tjetër veçse të harbohemi.
“Flas për gjithçka pa rezervë. Nuk është libri me një tematikë të caktuar. Libri flet për dashuri, erotizëm, politikë, mistikë, filozofi, literaturë, pikturë, muzikë, botënshqiptare, familja, oda, përvojat. Është një miks i shumë gjërave”, tha Skënder Sherifi.
Sot veten e sheh më ftohtë dhe me distancën e kohës. Me plot gojë e thotë se nuk është më anarkisti I parë. “Edhe unë në 68 kam qenë totalisht anarkist I shthurur, pa korniza, pa rregulla, pa shumë ligje apo kufij. Për këtë arsye e ka titullin “Borderline”-Jashtë kufijve. Po sot, në moshën 64 vjeçare, duhet të mbërrish një urtësi. Është krejt normale”, u shpreh Sherifi. /Top Channel/