Liu Jongbiao, vrasësi serial që u bë shkrimtar i romaneve thriller
Shkrimtari kinez, Liu Jongbiao, kishte shkruar një numër të romanesh thriller kur ai shkroi hyrjen për librin e tij “Faji sekret”. Në të, ai fliste për romanin e tij të ardhshëm, “Shkrimtari i bukur që vriste”, që kishte në fokus një shkrimtar të pashëm, që ishte i joshur të vriste njerëz.
Në fakt, një seri vrasjesh.
Liu ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Kinezë të Librave Thriller. Romanet e tij, u përshtatën në një seri të sukseshme televizive. Ai synonte të ekranizonte edhe librin e fundit.
Por ngjarjet morën një kthesë të papritur.
Njëzet e dy vjet më parë, Liu Jongbiao kishte kryer 4 vrasje. Së bashku me një bashkëpunëtor, Liu kishte tentuar të vidhte një klient në një hotel. Kur ky rezistoi, ata e vranë. Për të mbuluar krimin, ata vranë edhe pronarin e hotelit, gruan e tij dhe nipin e tyre 13-vjeçar. Liu Jongbiao, nuk e botoi kurrë romanin e tij të fundit.
Ai u dënua me vdekje për krimet e tij, një dënim që u ekzekutua me shpejtësi. Veprimi i tij i fundit si shkrimtar, ishte një letër për gruan e tij, ku rrëfente krimet, duke thënë “Tani, mund të çliroj veten prej këtij mundimi shpirtëror, që kam pasur prej kaq shumë kohësh…”. / bota.al