Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luciano Pavarotti, titani i kulturës pop, “Mbreti i C-ve të larta”

Kultura E premte, 6 Shtator 2024 09:26
Luciano Pavarotti, titani i kulturës pop, “Mbreti i C-ve të larta”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44

Ai nuk është më prej 17 vitesh, por standartet që ai vendosi në fuqinë vokale dhe virtuozitetin interpretues operistik mbetet një sundim i pacënuar.
Luciano Pavarotti, këngëtari italian, kumbimi dhe tingulli i fuqishëm i të cili përcaktoi kufinjtë për tenorët operistik të epokës së pasluftës, u shua më 6 shtator 2007 në moshën 71-vjeçare, në shtëpinë e tij pranë Modenës, në Italinë veriore.
Ashtu si Enrico Caruso dhe Jenny Lind para tij, z. Pavarotti e shtriu praninë shumë përtej kufijve të operës italiane. Ai u bë një titan i kulturës pop. Miliona e panë atë në televizion dhe gjetën në personalitetin e tij, sharmin fëminor dhe figurën bujare një lidhje unike me një formë arti, me të cilën shumë njerëz kishin vetëm një njohje të atypëratyshme.
Në fillim të karrierës së tij dhe në vitet 1970, ai i’u përkushtua me një mendje të vetme karrierës së tij serioze të operës dhe recitalit, duke e vendosur shpejt tingullin e tij të pasur, si zëri i madh operistik mashkullor i brezit të tij. Ai ishte dhe mbeti në fronin e “Mbretit të C-ve të larta”.
Nga vitet 1980 zgjeroi ekskluzivitetin e tij në mënyrë eksponenciale me projektet “Tre Tenorët”, në të cilat ai ndau skenën me Plácido Domingo dhe José Carreras, fillimisht në koncerte të lidhura me Kupën e Botës dhe më vonë në turne botëror. Shumica e kritikëve ranë dakord se ishte karizma e zotit Pavarotti që e bëri bashkëpunimin një sukses të tillë. Fenomeni “Tre Tenorët” vetëm sa zgjeroi audiencën e tij tashmë të madhe dhe shiti miliona regjistrime dhe video.
Në fillim të viteve 1990, ai filloi të organizonte koncerte bamirësie të Pavarotti dhe Friends, duke performuar me yje të rock-ut si Elton John, Sting dhe Bono, dhe duke bërë regjistrime nga shfaqjet.
Gjatë gjithë këtyre viteve, megjithë orarin e tij të ngjeshur dhe kërkues, zëri i tij mbeti në gjendje jashtëzakonisht të mirë deri në moshën e mesme.
Koncertet e tij në stadium dhe bashkëpunimet e muzikës pop, i sollën famë përtej asaj që kanë pritur yjet bashkëkohorë të operës. Pavarotti dukej gjithnjë e më i gatshëm të pranonte standardet muzikore për njerëzit e thjeshtë. Në vitet 1980, ai e kishte të vështirë të mësonte role të reja opere apo edhe repertor të ri këngësh për recitalet e tij.
Dhe megjithëse ai planifikoi të kalonte vitet e tij të fundit duke performuar në një turne madhështor lamtumire në mbarë botën. Fatkeqësisht ai arriti të përfundontë vetëm gjysmën e turneve, të cilët i filloi në vitin 2004. Sëmundjet fizike e kufizuan lëvizjen e tij në skenë dhe e detyruan rregullisht të anulonte shfaqjet. Në vitin 1995, kur ai ishte në Operën Metropolitan duke kënduar një nga rolet e tij të preferuar, Tonio në notat e larta të Donizettit “La Fille du Régiment” ndonjëherë nuk përmbushte kriteret bazë të vokalit, e cila u shoqërua me polemika mbi transpozimet në rënie.
Megjithatë, mënyra e tij skenike krejtësisht e natyrshme dhe e mrekullueshme me gjuhën italiane ishin krejtësisht të paprekura. Pavarotti mbeti një i dashur i audiencës së Met deri në pensionimin e tij nga lista e asaj kompanie në vitin 2004, një rast ky i kremtuar me një varg shfaqjesh “Tosca”.
Në fund të viteve 1960 dhe 1970, kur Pavarotti ishte në maksimumin e tij, ai zotëronte një tingull të jashtëzakonshëm për aftësinë e tij për të depërtuar lehtësisht në hapësira të mëdha. Megjithatë ai ishte në gjendje të mbështillte atë tingull të fuqishëm me ngjyra elegante dhe të shkëlqyera. Regjistrimet e tij të repertorit Donizetti janë ende modele të hirit natyror dhe tingullit të pacenuar. Diksioni i qartë italian dhe kuptimi i tij për fuqinë emocionale të fjalëve në muzikë ishin shembullore.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.