Lufta e dikujt tjetër: Prindërit e fëmijëve që luftuan kundër ISIS-it

Një dokumentar i ri ditores Guardian ndjek jetët e prindërve të vullnetarëve të rinj britanikë, që për kauza humanitare vdiqën në Siri, transmeton Telegrafi.

Të paktën 20 shtetas britanikë, disa pa përvojë paraprake të luftimit, kanë udhëtuar në Siri për të luftuar Shtetin Islamik në vijën e parë të frontit. Tetë nga ta kanë vdekur.

Çka i shtyri këta britanikë për të kaluar mijëra kilometra e për t’u ballafaquar me organizatën më të tmerrshme terroriste? Për të luftuar luftën e dikujt tjetër?

Teksa dokumentari analizon rrethanat e fëmijëve që shkuan për t’iu bashkuar kurdëve në luftën kundër ISIS-it, ekipi viziton edhe vendet ku humbën jetën ata.

Regjisorë të filmit janë George Cowie dhe Tom Huntingford – ekipi kreativ pas kompanisë “Superfolk Films”. Punën e tyre e ndihmon gazetari Martin Armstrong që ka mbuluar luftën në Siri që nga viti 2011. /Telegrafi/

Someone Else's War -  when your child joins the war against Isis

SHKARKO APP