Lufta e Vlorës, 100 vjet më vonë ne duhet të jemi krenarë për historinë e asaj lufte dhe për paraardhësit tanë

Nga Agron Shehaj

Lufta e Vlorës në 100 vjetorin e saj mbeti një nga ngjarjet më të rëndësishme historike kombëtare, ku u rivendos pavarësia dhe sovraniteti i vendit.

Një nga ngjarjet e rralla politiko-luftarake ku shqiptarët nga të gjitha trevat, të të gjitha besimeve, bindjeve dhe shtresave shoqërore u bashkuan dhe fituan duke treguar forcën e shembullit se me dashurinë për vendin, trimërinë dhe sakrificën e gjithkujt mund të arrihen rezultate historike për kombin tonë.

100 vjet më vonë ne duhet të jemi krenar për historinë e asaj lufte dhe për paraardhësit tanë.

100 vjet më vonë ne duhet të punojmë të përulur çdo ditë për Shqipërinë sepse jemi shumë larg ëndrrave, vizionit dhe dashurisë që gjithë shqiptarët patën 100 vjet të shkuara në Luftën e Vlorës.

 

SHKARKO APP