“Luleborë” mes pandemisë, Ademi jep lajmin e mirë, Enkel Demi me mesazh për qeverinë

Festival i këngës qytetare “Lulebore” nuk mungoi as këtë vit në Shkodër, por pandemia e koronavorusit detyroi ndryshime në organizim, I pranishëm në festën e këngës ishte presidenti Meta, ndërsa kryebashkiakja Ademi zbuloi planin për rikonstruksionin e sheshit para teatrit ‘Migjeni’.

Festivali i këngës qytetare shkodrane “Luleborë 2020”, erdhi ndryshe këtë vit.

Kufizimet që shkaktoi pandemia, bënë që festa e muzikës të organizohej vetëm një natë, në ambient të hapur dhe me publik të kufizuar. E megjithatë, atmosfera nuk mungoi.

Festës së muzikës ju bashkua këtë vit edhe presidenti i vendit Ilir Meta, shoqëruar nga drejtuesit vendorë

Trofeu i edicionit të pestë të Festivalit shkoi për këngën “Ke shku”, kënduar nga artistja e re Saviana Vjerdha.

Kryebashkiakja e Shkodrës zgjodhi këtë aktivitet për të ndarë lajmin se sheshi para teatrit ‘Migjeni’ do ti nënshtrohet rehabilitimit.

Dhe nga Shkodra nuk mungoi një thirrje ndaj qeverisë, t’i japë fund bllokimit të jetës artistike dhe të hapë teatrot.

Enkel Demi: Nuk ka pikën e kuptimit që teatri dhe kinemaja të rrijë e mbyllur!

Ora News - “Luleborë” mes pandemisë, Ademi jep lajmin e mirë, Enkel Demi me mesazh për qeverinë

SHKARKO APP