Madonna tashmë regjisore në një film me ngjarje të vërtetë

Ylli i popit Madonna kthehet si regjisore me një film kushtuar jetës së jashtëzakonshme të balerinës Michaela DePrince, e cila nga një jetime e vogël e luftës civile në Sierra Leone arriti të bëhet një balerinë e famshme.

Kjo u bë e ditur nga revista Variety. Filmi, që do të realizohet nga MGM, titullohet “Taking flight” dhe është filmi i tretë kinematografik i Madonnës, pas “Sacro e Profane” (2008) dhe “W.E. – Edward dhe Wallis” (2011). Michaela, pasi humbi të dy prindërit të vrarë në konfliktin e vendit të saj, ajo vuan nga torturat e guerilëve dhe përfundon në një jetimore, ku trajtohet si një magjistare e vogël, një demon, për shkak të njollave të bardha që ka në lëkurën e saj. Por, këtu ajo bie në dashuri me vallëzimin, duke parë rastësisht kopertinën e një reviste.

Skenari i “Taking Flight” është marrë nga autobiografia e Michaela DePrince e shkruar së bashku me nënën e saj Elaine Taking Flight: “From war Orphan to Star Ballerina”, që do të dalë në Itali me titullin “Ora so volare”, që flet për jetën e saj nga lufta në Sierra Leone, deri në skenat në të cilat ka kërcyer.

SHKARKO APP