Majat e alpeve mbushen me turistë

Ata që preferojnë natyrën, qetësinë dhe ajrin e pastër mund të zgjedhin zonën e Apleve në veri të vendit. Kjo zonë nuk pret vizitorë vetëm gjatë sezonit veror. Kërkesë ka edhe në këtë periudhë, si dhe në stinën e dimrit. Banorë të zonës i kanë kthyer shtëpitë në bujtina për të pritur turistët. Problem për ta është gjetja e krahut të punës. Zona është zhvilluar vitet e fundit si pasojë edhe e investimeve në infrastrukturë ndërsa janë rregulluar edhe problemet me energjinë elektrike.

SHKARKO APP