Mal Berisha sjell “Malet e Gjigantëve” nga Harvard në Tiranë
Mal Berisha sjell “Malet e Gjigantëve” nga Harvard në Tiranë
“Malet e Gjigantëve” në librin më monumental “Racat e Europës”
NDREK GJINI
MA, University of Galway, Ireland
Një libër i mohuar
Libri “Malet e Gjigantëve” me autor Carleton Coon, Profesor i Universitetit Harvard, i botuar që në vitin 1950, dhe i përkthyer mjeshtërisht nga Ambasador Mal Berisha që u promovua në Nëntor 2024, i është mohuar dhe i ka munguar krejt padrejtësisht Albanologjisë dhe Antropologjisë shqiptare, e madje dhe lexuesit shqiptar për më se 70 vjet.
Në një shtet normal shkencëtarët e kësaj fushe do nxitonin ta gjenin, përkthenin, botonin dhe madje ta futnin si lëndë në studimet e Antropologjisë këtë libër.
Kjo për faktin se në vitin 1939, krejt përmbatja e lëndës së këtij libri, është përfshirë dhe botuar në mënyrë të përmbledhur në librin më monumental të shkences së Antropologjisë për shekullin e 20-të, të titulluar “Racat e Europës”. Dhe jo pak por plot dy kapituj të librit “Racat e Europës” që ka mbi 800 faqe u dedikohen Ilirëve, Racës Dinarike e prejardhjes Iliro- Dardane të Shqiptarëve.
“Racat e Europës” – 28 Faqe me 6422 Fjalë për Shqiptarët
Studimi i Profesor Coon ofron një panoramë të gjerë të variacioneve antropologjike dhe kulturore brenda popullsisë shqiptare, duke theksuar kompleksitetin dhe diversitetin që ka karakterizuar këtë popull që nga kohërat e lashta.
Të dy kapitujt e këtij libri qe flasin për Ilirët dhe Racën Iliro – Dardano – Dinarike të Gegnisë Shqiptare i kam përkthyer dhe genden të botuar në websitin që kemi krijuar për promovimin e këtij libri.
Nga Harvard në Mirditë
Profesor Carleton Coon, nuk ishte një amator apo një shkencëtar dosido. Ai ishte Profesor në Harvard që është një nga Univeristetet më të mirë në botë. Ishte dekan fakulteti, autor i më se 20 librave, President i Shoqatës së Antropologëve të Amerikës, dhe fliste dhjetë gjuhë të huaja.
Profesor Coon erdhi në Shqipëri në fillim-vjeshtën e vitit 1929 dhe qëndroi deri në fund-pranverën e vitit 1930. Ai pasi kishte mbaruar studimet e doktoraturës në Harvard me temën mbi Racat e Europës me Medalje të Artë dhe kishte gjetur shumë burime shkencore që flisnin për Gegninë e Shqipërisë si një ndër racat më të vjetra në Europë, vendosi të vijë vetë dhe të bëjë matje antropologike shkencore të këtyre banorëve për ta provuar këtë fakt.
Ai mori me vete në këtë ekspeditë shkencore edhe gruan e tij Mary dhe djalin e tyre. Ambasada Amerikane dhe qeveria e asaj kohe e ndihmuan në këtë mission. Ai pati si shoqërues një përkthyes dhe studiues të shkëlqyer si Stavri Frashëri.
Libra nga ekspedita e Prof. Coon në Gegni
Stavri Frashëri shkroi dhe botoi një libër me mbresat e kësaj ekspedite të titullauar ‘Përmes Mirditës në Dimër’. Ky libër i Frashërit është mjaft interesant dhe i arrirë. Ai u botua në Shqip rreth viteve 1930 dhe në Anglisht në vitin 2002.
Në dijeninë time në këto 200 vjetët e fundit nuk ka një tjetër shkëncëtar të këtij kalibri kaq të lartë si Profesor Coon, që të ketë ardhur në Shqipëri, të ketë ndërmarrë një ekspeditë shkencore, dhe kryer matje antropologjike kaq të thelluara për të provuar shkencërisht prejardhjen e racës Shqiptare, (sidomos Gegnisë së Shqipërisë), si racë Iliro-Dardane.
Ky fakt pra, e bën librin “Malet e Gjigantëve” shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për studiuesit shqiptarë të fushës së antropologjisë dhe madje dhe për lexuesin e thjeshtë shqiptar.
Kapitulli mbi Ilirët
Në kapitullin mbi Ilirët të botuar tek libri monumental ‘Racat e Europës’ me autor Carleton Coon dhe saktësisht në faqën 182 të këtij libri, Prof. Coon shkruan: Në fillim të studimit tonë mbi popujt indo-evropianë të epokës së hekurit, e shohim të udhës të zgjedhim rastin më të hershëm në të cilin ne mund ta identifikojmë përfundimisht një gjuhë me një kulturë dhe një entitet racor.
Dhe kjo është e vërtetë thotë ai për kulturën e Hallshtatit dhe degën ilire të gjuhës indo-evropiane…
Në vijim ai shton se: Kultura e Hallshtatit u shpërnda në shumë drejtime, duke përfshirë juglindjen, ku depërtoi në Bosnjë dhe eventualisht në Shqipëri. Ajo u përhap ngadalë drejt veriut, derisa arriti zonën gjermano-veriore dhe skandinave, duke sjellë hekurin në këto treva relativisht vonë; ndërsa drejt jugperëndimit, kaloi Francën dhe u fut në Kataloni. Në jug, ajo u shpërnda përtej Alpeve në Itali, ku ilirët mbizotërues u ndanë në një numër grupesh fisnore krahinore, duke përfshirë edhe venetët. Por do të ishte e tepruar të thuhet se çdo vend me mbetje të kulturës së Hallshtatit bart eshtrat ose hirin e ilirisht-folësve.
Gjetjet e kafkave Ilire në Veri
Më poshtë në kapitullin mbi ilirët Prof. Coon shton: Ndërsa ilirët shpërndahen nga juglindja përgjatë bjeshkëve Dinarike, në Mal të Zi dhe në Shqipëri, ata dukshëm përzihen me një popullatë indigjene kafkëgjerë të malësive, që mund të ketë qenë më e madhe në numër se të ardhurit…
Në faqën 185 të veprës së tij monumentale ‘Racat e Europës’ , Coon thekson: ‘Në Shqipëri, një vend ende pak i njohur nga ana arkeologjike, është zbuluar një kafkë që i përkiste një grupi ilirësh të romanizuar, në një vendbanim të epokës së hekurit në zonën e Pukës. Kjo kafkë është mesocefalike dhe duket se, aq sa mund të gjykojmë, përfaqëson një përzierje mes ilirëve të tipit të vjetër dhe popullsisë dinarike.’ Ky kapitull shtrihet nga faqja 182 deri në faqën 186 të këtij libri monumnetal mbi racat e Europës. Për të shkruar këtë kapitull mbi iliret Profesor Coon ka shfrytëzuar shumë burime shkencore mbi këtë temë.
Unë kam bërë kërkime të mëtejshme mbi këto burime dhe kam pare se ai ka cituar mjaft antropologë të famshëm, anglezë, austriakë dhe gjermanë që kanë bërë më parë kërkime arkeologjike dhe antropologjike në Shqipëri. Madje kam shkruar disa artikuj rreth këtyre gjetjeve të tij.
11 vjet punë nga Racat e Europës tek Malet e Gjigantëve
Në kapitullin e dytë që u dedikohet Shqiptarëve dhe Racës Dinarike, dhe që shtrihet nga faqja 595 deri në faqen 604, të librit monumental ‘Racat e Europës, Prof. Coon flet në mënyrë më të detajuar rreth gjetjeve dhe rezutateve të kërkimeve shkencore të ekspeditës së tij në Gegninë e Shqipërisë të vitit 1929-1930.
Ai madje ka përshfirë në këtë libër disa prej fotove të cilat 11 vjet më vonë do t’i botonte në studimin e tij ‘Malet e Gjigantëve’, në vitin 1950. Prof. Coon, madje thotë se po punon mbi një studim të detajuar shkencor mbi origjinën Dinariko-Iliro-Dardane të Gegëve të Shqipërisë së Veriut. Faqe 600.
Ai punoi plot 20 vjet, nga viti 1930 deri në vitin 1950 për të analizuar e provuar shkencërisht matjet e detajuara antropologjike të 1067 përsonave, banorë të Gegnisë së Shqipërisë. Dhe ia doli. I botoi në vitin 1950, si studim dhe botim i Universitetit të Harvardit.
Efektet e Përdorimit të Djepit
Në faqën 600 ai gjithashtu shkruan: Është diskutuar shumë për rrafshimin e pjesës së pasme të kokës, si në Shqipëri, ashtu edhe në Azinë e Vogël. Disa mendojnë se është fenomen natyror dhe i trashëguar, ndërsa të tjerët besojnë se është rezultat i deformimit të shkaktuar nga përdorimi i djepit. Qëndrimi im është diku në mes të këtyre dy pikëpamjeve; rrafshimi i pjesës së pasme të kokës është padyshim i lidhur me orientimin mekanik të kafkës …
…përdorimi i djepit në Shqipëri, si në Veri ashtu edhe në Jug, ku shpatullat dhe trupi lidhen por koka lihet e lirë, në disa raste mund ta ketë shtuar këtë rrafshim të pjesës së pasme të kokës, pasi kokat e disa shqiptarëve që ne matëm janë të deformuara. Megjithatë, duke qenë se zakonet e përdorimit të djepit janë të njëjta në të gjithë Shqipërinë, shpërndarja gjeografike e këtij fenomeni është krejtësisht njëjtë.
Foto Shqiptarësh në librin ‘Racat e Europës’
Prof. Coon shkruan mbi këto foto: Një serb mysliman nga Dibra, në Serbinë e Vjetër. Ky serb, si shumica e bashkatdhetarëve të tij, është i gjatë, brun, me kokë relativisht të vogël dhe me brakicefali. Dukshëm, një proces brakicefalizimi i tipit mesdhetar “Pontik”,
Një xhandar shqiptar nga Puka, në qendër të Gegënisë. Ky individ, si shumë shqiptarë të tjerë kur vishen dhe krehën sipas stilit perëndimor evropian, duket si një francez.
Një dinarik tepër i gjatë, i dobët dhe me fytyrë të gjatë nga Kelmendi, bajraku më verior i fisit të Malësisë së Madhe. Shqipëria e veriut ndoshta është vendi më dinarik në Evropë.
Një gegë biond nga Zadrima; një tip klasik Norik.
Një gegë nga Zadrima, tepër i dinarizuar; ky individ mund të konsiderohet si shembulli përfundimtar i dinarikëzimit.
Një grek dinarik me prejardhje Epirote, nga Gjirokastra në atë që sot është Shqipëria. Shumë grekë, veçanërisht Epirotët, janë dinarikë.
Një shqiptar nga Malësia e Madhe, afër kufirit me Malin e Zi.
Një shqiptar nga Shoshi në fisin e izoluar malor të Dukaginit. Ky burrë është një gjigant biond me trup të gjerë dhe kockë të rëndë; fytyra e tij është e shkurtër dhe e gjerë. Karakteri i pandryshuar i tipit lokal të epokës së Paleolitit të Epërm shihet qartë tek ky individ.
Një burrë i gjatë dhe i mbushur nga Malësia e Madhe; tiparet e fytyrës së tij tregojnë një afrim me ato të formës më të vogël dhe më pak të ashpër të racës alpine, e cila është veçanërisht e dukshme në Shqipërinë jugore.
Një tosk nga Katundi, jugu i Shqipërisë. Ky burrë është një alpin perfekt, si hungarezi në pllakën paraardhëse, francezi në Plate 12, Fig. 2, ose gjermanët në Plate 11. Jugu i Shqipërisë formon një bërthamë alpine të krahasueshme me atë në qendër të Francës ose Bavarisë.
Një tjetër alpin tosk; në këtë rast nga Gjirokastra, në jugperëndim të Shqipërisë, në kufi me Epirin.
Një grek nga Sparta. Struktura alpine e jugut të Shqipërisë shtrihet drejt Greqisë Perëndimore dhe Peloponezit. Në Greqi, shpesh përzihet me një strain të gjatë mesdhetar lokal.
Gegët, Toskët dhe Malazezët
Në kapitullin e dytë Profesor Coon më tej shkruan për përbërjen etnike dhe racore të popullatës shqiptare, duke folur për diferencat në përmasat trupore mes Gegëve dhe Toskeve. Ai përshkruan traditat dhe sistemin fisnor të Gegëve. Ai thotë se Shqiptarët ndajnë shumë ngjashmëri me malazezët. Madje në kapitullin mbi Malazezët ai shkon deri aty sa thotë se shumica e tyre janë shqiptarë të sllavizuar, pasi ata kanë jo vetëm pamje të ngjashme me Gegët e Shqipërisë por edhe doket dhe zakonet e tyre janë si të shqiptarëve. Ai shton se shumë banorë të moshuar malazez flasin një shqipe të vjetër.
Kapitulli “Shqiptarët dhe Raca Dinarike” përmbledh të gjitha të dhënat e këtij libri që po promovojmë sot. Studimi i Carleton Coon në këtë kapitull është një analizë antropologjike e popullsisë shqiptare, me fokus të veçantë te Gegët e veriut dhe karakteristikat e tyre fizike dhe kulturore. Sipas Coon, shqiptarët ndahen në dy grupe kryesore etnike: Gegët në veri dhe Toskët në jug, me dallime të theksuara gjuhësore, kulturore dhe fizike midis tyre.
Në kapitullin e dytë Profesor Coon më tej shkruan për përbërjen etnike dhe racore të popullatës shqiptare, duke folur për diferencat në përmasat trupore mes Gegëve dhe Toskeve. Ai përshkruan traditat dhe sistemin fisnor të Gegëve. Ai thotë se Shqiptarët ndajnë shumë ngjashmëri me malazezët. Madje në kapitullin mbi Malazezët ai shkon deri aty sa thotë se shumica e tyre janë shqiptarë të sllavizuar, pasi ata kanë jo vetëm pamje të ngjashme me Gegët e Shqipërisë por edhe doket dhe zakonet e tyre janë si të shqiptarëve. Ai shton se shumë banorë të moshuar malazez flasin një shqipe të vjetër.
Kapitulli “Shqiptarët dhe Raca Dinarike” përmbledh të gjitha të dhënat e këtij libri që po promovojmë sot. Studimi i Carleton Coon në këtë kapitull është një analizë antropologjike e popullsisë shqiptare, me fokus të veçantë te Gegët e veriut dhe karakteristikat e tyre fizike dhe kulturore. Sipas Coon, shqiptarët ndahen në dy grupe kryesore etnike: Gegët në veri dhe Toskët në jug, me dallime të theksuara gjuhësore, kulturore dhe fizike midis tyre.
Gegët dhe sistemi i fisit
Gegët, të cilët banojnë kryesisht në Shqipërinë veriore dhe Kosovë, thotë ai, kanë ruajtur një sistem patriarkal të fisit, ku martesat brenda fisit ndalohen. Ky sistem fisnor ka ndikuar në strukturën e tyre fizike, duke krijuar një variabilitet të madh në përmasat e trupit dhe në karakteristikat fizike brenda rajoneve të ndryshme të veriut. Gjatësia e trupit tek Gegët varion gjeografikisht, duke qenë më e lartë në veriperëndim, afër Malit të Zi, dhe më e ulët në juglindje të Veriut.
Prof. Coon gjithashtu analizon morfologjinë kraniale dhe karakteristikat e fytyrës te Gegët, të cilat tregojnë një ndikim të fortë të racës Dinarike, me kokë të gjerë dhe fytyrë të gjatë. Ai veçon se ka një zonë më të theksuar të doliko- kefalisë në lindje, ndërsa brahi-kefalia është më e zakonshme në perëndim. Ky diversitet fizik lidhet edhe me përzierjen e elementëve të ndryshëm racorë që kanë ndikuar në formimin e popullsisë shqiptare.
Nga ana tjetër, Prof. Coon vëren se Toskët e jugut përfaqësojnë një racë që është më e lidhur me popullsitë Mesdhetare dhe Alpike, kjo si rezultat i migrimit dhe kontaktit më të madh me kulturat fqinje.
Në 2022 – 17 Shkencëtar nga Ballkani Perëndimor analizojnë Studimin e Coon – Malet e Gjigantëve dhe provojnë shkencërish tezat e Prof. Coon mbi Gegninë e Veriut të Shqipërisë.
Faleminderit Ambasador Mal Berisha
Sipas meje libri ‘Malet e Gjigantëve ’, me autor Profesor Carleton Coon i botuar nga Universiteti i Harvardit në vitin 1950 dhe i sjellë në shqip në një mënyrë mjaft mjeshtrore nga Ambasador Mal Berisha është studimi shkencor më i thellë dhe më i detajuar antropologjik kushtuar shqiptarëve. Faleminderit Ambasador Mal Berisha për këtë punë të shkëlqyer.