Malli dhe dashuria për vendlindjen dhe Atdhenë, në një vëllim me poezi

Shënime për vëllimin me poezi “Aromë Dhëmbeli”, shkruar nga Fatos Çafka

Nga Sejdo Harka-

Sapo fillon të lexosh librin me poezi “Aromë Dhëmbeli”, shkruar nga arsimtari Fatos Çafka, ndjen thellënjë “magji”që të tërheq pas vetes si magnet. Ndjesitë që i tjetërsojnë këto vargje në “magnet”, janë dashuria e thellë që ndjen autori për vendlindjen dhe Atdhenë. Një nga arsyet kryesore,  që kjo dashuri, në këto vargje, përshkruhet me shumë mall, është fakti që autori i këtij vëllimi poetik, ka mbi 20 vjet që punon e jeton në Kretë të Greqisë. Dhe, siç thekson shkrimtari i madh Faik Konica:”Kush është larg atdheut e ndjen më shumë, mallin dhe dashurinë për të”. Është kjo magji që e bën çdo njeri të tërhiqet si me magnet nga vendlindja e tij. Dhe kjo është më se e vërtetë. Vendet e tjera janë të bukura, ndërsa Atdheu dhe vendlindja, për sejcilin prej nesh, janë të mbrekullueshëm. Para se të ndalemi tek tematika, mesazhet dhe vlerat e këtij vëllimi poetik, do të tregujmë me pak fjalë se kush është autori i këtij libri, Fatos Çafka:Ai u lind më 7 Maj të vitit 1953, në fshatin Leskaj të rrethit të Përmetit. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në gjimnazin e Këlcyrës. Studimet e larta i kreu gjatë viteve1972-1975, në Institutin e Lartë Pedagogjik të Gjirokastrës, për mësuesi, në degën Matematikë-Fizikë. Mbas mbarimit të shkollës, ai gjatë viteve1975-1997 punoi mësues e drejtues në disa shkolla të Përmetit. Ndërsa nga viti 1997, vazhdon ië punojë e jetojë familjarisht, emigrant ekonomik, në Kretë të Greqisë. Arsimtari F. Çaffka, , krahas matematikës dhe fizikës, ka patur dhe vazhdon të ketë si një hob të veçantë edhe poezinë. Gjatë tërë jetës, ai ka shkruar qindra poezi, të cilat dallohen për elegancën dhe koloritin e thellë popullor, për frymëzimin spontan dhe figuracionin e gjuhën e ngrohtë. “Aromë Dhëmbeli”, është libri i tij i parë, i lëmuar me pasion e dashuri në vite. Ndërkohë, ai po përgatit serinë e librave të tjerë me poezi, që sjellin këhdvështrime, vlera dhe problematika të reja.

Po le të rikthehemi te analiza, vlerat, prublematika e mesazhet që përcjell tek lexuesit, vëllimi poetik “Aromë Dhëmbeli”, që ka dalë në qarkullim këto ditë, nga shtëpia botuese”Edlora”. Vetë titulli, sa i drejtpërdrejtë, aq dhe metaforik, të çon tek magjia e vendlidjes, te aroma e këndshme dhe natyra e bukur e malit të Dhëmbelit, ku shtrihet dhe Leskaj, fshati ilindjes së autorit. Poezitë e këtj libri i deh era e këndshme e çajit të malit dhe sherebelit, bedunicës dhe trëndelinës, e luleshqerrës dhe trëndafilave, si dhe freskia që lëshon vesa e mëngjesit. Për vjershëruesin, Dhëmbeli është një mbrekulli e rrallë, që zgjohet me këngën e bilbilit. I lodhur nga mërgimi i gjatë, ai, tepër i përmallur, dëshiron të kthehet aty për të shijuar këtë aromë, e cila i shuan mallin dhe i shton dashurinë për njerëzit e bukuritë e rralla të këtyre anëve. Në poezinë me titullin”Vendit tim”F. Çafka shpreh mallin që e bren për Atehenë. Prandaj ai shkruan:”Ah të kisha krahë, që të fluturoja/Te kroi i Ndesiut, mbi gur të qëndroja”. Aq shumë e ka marë malli për vendlindjen, sa në ëndërr i dalin:edhe burimet me ujë të ftohtë, edhe gurët e thatë, edhelisat shekollorë, edhe malet e lartë, që ngrohen nga jorganët e akullt të borës së bardhë. Edhe pse heroi lirik i këtyre vargjeve jeton larg, mes mbrekullive të ishullit të Kretës, përsëri nuk ndihet rehat. Dëshira e tij është të prehet i qetë, aty ku ka lindur. Gjumi e zë më mirë, kur ndjen erën e Dhëmbelit dhe shushurimën e Vjosës, i cili “lan këmbët”e këtij mali të bekuar. Aroma, bukuritë dhe kënga e vendlindjes “kurrë nuk e velën”. Të shumta janë poezitë që Fatos Çafka ja kushton Malëshovës dhe Dëshnicës, Përmetit të trëndafilave dhe grykës së Këlcyrës. Edhe pse autori në ato anë ka bërë një jetë të vështirë, aty i pëlqen të prehet dhe të rrijë. Aty i pëlqen çdo gjë:Edhe pragu i shtëpisë së rrënuar, edhe gurët e balta, që i kanë grirë këmbët, edhe shpatet e maleve të thepisura, mbuluar me borë, edhe vorrezat, që eshtrat e të parëve tanë ruajnë si gjënë më të shtrënjtë. Një vend të rëndësishëm në këtë libër zënë poezitë meditative. Përmes brazdave të vargjeve të këtyre poezive autori mediton për lindjen dhe vdekjen, për lirinë dhe skllavërinë, për shpresën dhe dashurinë, për këngën dhe poezinë. Për vjershëtorin, poezia, ashtu si liria “Nuk duron kufij dhe sinore”. Jetën e koncepton si zjarri, i cili lid mes tymit e flakës dhe në fund tjetërsohet në hi. Pjesa e katërt e këtij vëllimi me poezi i kushtohet dashurisë. Në to dashuria konceptohet si fruti më i ëmbël, që të mbrekullon. Ajo është një magji, që të ftoh mendjen dhe të nxeh shpirtin për të kapërcyer male e dete, gardhe e hendeqe dhe që të bën të shkelësh me këmbë urrejtjen dhe skllavërinë, frikën dhe mërinë …Për heroin lirik të këtyre vargjeve vajza që dashuron është muza e tij poetike. Ajo është gjëja më e shtrenjtë. Prandaj i drejtohet asaj me epitetet metaforikë:diell, dritë, thëllëzë, ngjalë, symëshqerrë, balukeprerë…Për karakterizimin e bukurive të saj të rralla fizike dhe shpirtërore, vjershëtori përdor dhe shumë superlativa popullore apostrofike të tipit:”O drita që shpërndan retë”…Të dashuruarit ai i koncepton të lidhur ngushtë përjetë”Si lisi me pjergullën/që s’rrinë dot të ndarë”.

Një vend të dukshëm në këtë vëllim me poezi e zënë elegjitë për figura të dashura e të nderuara jo vetëm për Përmetin, por dhe i gjithë vendin. Për të karakterizuar figurën e Sejfulla Malëshovës, ai përdor epitetet metaforikë -togfjalësha:”atdhetar i kulluar”, ”mendja e Perëndimit”, ”penë e artë”. Ndërsa poetin e madh Dritëro Agolli e tipizon me epitetet metaforikë-vargje:”Dritëro bukuria”, ”Poeti që s’vdes kurrë”. Përmes elegjisë”Një zë klarinete”, autori shpreh nderimin dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta të klarinistit të talentuar Laver Bariu, dhimbje që e ndjen edhe klarineta e tij, e cila me tingujt e saj rrënqethës, duket sikur vajton për ustain e saj të rrallë që i jepte frymë nga fryma e tij e pavdekshme. Prandaj autori i kësaj poezie shkruan vargjet e pavdekësisë së artistëve të tillë :”Jo, usta Laveri/S’ke për t’u harruar/Në shpat të Dhëmbelit/Emri yt ësht’shkruar”. Së fundi, e urojmë mësuesin dhe shokun tonë Fatos Çafka:Udhë të mbarë, në fushën e blertë të të krijimtarisë poetike!Libra të tjera më të bukura presim në të ardhshmen!

SHKARKO APP