Man Booker Prize 2018 shkon për romanin “Fluturimet” i shkrimtares polake

Shkrimtarja polake Olga Tokarçuk është fituese e Çmimit Ndërkombëtar “Manbooker” për romanin e saj “Fluturimet”.

Libri kombinon histori nga udhëtimet në ditët moderne me tregimet e një anatomisti holandez nga shekulli i 17 dhe me rrëfenjën e motrës së Frederik Shopin që transportonte zemrën e tij, pasi kompozitori u nda nga jeta.

Libri fillimisht u botua në polonisht, ndërkohë që përshtatja në gjuhën angeleze është bërë nga Xhenifer Kroft, me të cilën shkrimtarja polake Olga Tokarçuk do të ndajë shpërblimin prej 67 mijë dollarësh që shoqëron çmimin prestigjioz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manbooker vlerëson çdo vit novelën më të mirë origjinale të shkruar në gjuhën angleze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?