Manastiri i Zvërnecit destinacion i turizmit kulturor dhe fetar
Jo vetëm det, por edhe turizëm kulturor.
Manastiri i Zvërnecit në Vlorë është një prej destinacioneve për pushuesit që veç plazhit kërkojnë edhe diçka ndryshe.
Çdo ditë përllogaritet se e vizitojnë mbi 500 persona.
Një pjesë e konsiderueshme janë të huaj. Brenda lagunës së Nartës, larg nga qendrat e banuara, i izoluar dhe i mbrojtur.
Manastiri i Shën Marisë së Zvërnecit, një prej manastireve të njohur bizantinë në rajonin e Vlorës, mund të arrihet përmes urës së drujtë.
Ambjent perfekt për një ditë të qetë e të fresktët, ku mund të njihesh edhe me historinë.
Qytetari: Është mirëmbajtur deri tani, se këtu në këtë vend ku është ky muund të ishte coputuar.
Për besimtarët edhe një vend për të kujtuar ata që s’janë më.
Qytetarja: Ndezim qirij për të kujtuar të afërmit tanë që nuk jetojnë më.
Kulmi i vizitorëve shënohet mes 14 e 15 gushtit, ditës së emrit të Shën Marisë që mban edhe manastiri.
Manastiri përllogaritet të jetë ndërtuar rreth shekullit 13-14, dhe për të ka disa legjenda.