Margarita Xhepa kalon me sukses operacionin

Aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa ka kaluar me sukses një operacion në një spital privat në kryeqytet. Lajmin e bën të dikur gazetarja e kulturës Zenepe Luka.

Ajo ka dalë nga spitali dhe tani duket se është një gjendje të mirë shëndetësore. Në një prononcim për shqiptarja.com vetë aktorja tregoi se do t’i nënshtrohej një operacioni në këmbë.

Pavarësisht gjendjes së vështirë shëndetësore natyra e saj kurajoze nuk e la të dorëzohej dhe u shpreh: “Do të hyj në operacion dhe do Zoti e kaloj me sukses. E pastaj mund të jem në gjendje të flas edhe me ju”.

Duket se ky optimizëm ka bërë që aktorja ta kalojë me sukses operacionin dhe shumë shpejt do të festojë 85-vjetorin e lindjes.

SHKARKO APP