Marjana Kondi në homazhet për Dhimitër Anagnostin: Me fat që kam mësuar shumë nga ai
Aktorja Marjana Kondi ka marrë pjesë në homazhet për regjisorin Dhimitër Anagnosti.
Ajo e quajti Anagnostin kolos të artit shqiptar, ndërsa shtoi se “lum ai që ikën me dinjitet”.
Kondi shprehet se është me fat që ka mësuar nga Dhimitër Anagnosti.
“Lum ai që ikën me dinjitet. Kam qenë me fat që kam qenë mikja e profesor Anagnostit, kolosi i artit shqiptar. Gjithkush duhet të dijë një gjë që në këtë botë kur të shkosh duhet të shkosh me dinjitet. Mbaj mend korrektesën e tij, humorin e bukur që kishte. Sot duhet të vija 10 minuta përpara ashtu siç donte në set. Jam me fat, kam mësuar shumë nga ai. Ishte i mrekullueshëm. Ai do të prehet në botën e vërtetë me dinjitet”, u shpreh Kondi.
KOHA JONË SONDAZH

